I ftuar këtë të shtunë në emisionin “Xing me Ermalin” është moderatori i emisionit “Zone e lirë” Arjan Çani. Por edhe përse është i ftuar në një tjetër program, Çani shfaqet si gjithmonë, pa filtra. “I ke thënë atij?” – e pyet Ermali. “Jo, jo mos e thuaj. A ia q****a robt!”- iu përgjigj Çani duke lënë publikun pa fjalë.
Në një quizz alla “Zonë e lirë”, Ermali i kërkoi Çanit të zgjidhte të preferuarin e tij.
“Pilaf apo rizoto?” – pyet Ermali. “Rizoto” – u shpreh Çani.
“Gjoks apo vithe?” – vijon moderatori i “Xing”. “Vithe” – ishte përgjigja e Arjan Çanit.
Ndërsa pyetjes së Kejvinës, se ku do e puthte nëse do të ishte e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Çani pa ngurruar tha “Vithe”.
Supriza e Ermal Mamaqit për Çanin, ishte ardhja në studio e Ard Daullxhiut, personazhit të famshëm televiziv i cili përmes emisionit “Zonë e Lirë” gjeti nuse.
“Për Arjan Çanin, e them edhe publikisht që jap jetën” – tha mes emocionesh Daullxhiu në videon e shkurtër nga emisioni, të publikuar nga Mamaqi në Instagram.