osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Basha shpalli “fitoren”! Demokratët e diskretitojnë: Je gënjeshtar dhe humbës, largohu!

Basha shpalli “fitoren”! Demokratët e diskretitojnë: Je gënjeshtar dhe humbës, largohu!

Ditën e djeshme, publikisht, Andrea Mano dhe një grup anëtarësh të kryesisë së PD-së së Korçës, më shumë se gjysma e saj dhanë dorëheqjen, duke e lënë këtë degë në kaos të plotë.

Njerëz që për tetë vite luftuan për fitoren e opozitës dhe mbështetën Lulzim Bashën, por edhe njerëz qytetarë që e kuptuan se kush ishte ky i fundit, dje dhanë dorëheqjen, duke e akuzuar Bashën si një njeri arrogant dhe lider i papërgjegjshëm.

Por, ndërkohë që Korça shkaktoi “tërmet” politik, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha doli në një konferencë për mediat, ku foli për raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, duke e cilësuar si një “fitore” e madhe.

I pyetur për ngjarjen në Korçë, Basha tentoi të justifikohet, duke thënë se po tentohet të largohet vëmendja nga ngjarja, sipas tij më e rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Basha theksoi se raporti OSBE-ODIHR, faktoi atë që ai vijon ta quajë si “masakra zgjedhore”.

Por, demokratët janë të lodhur nga premtimet boshe të Lulzim Bashës, i cili thotë se “beteja sapo ka filluar”, por PD-së i ka shkaktuar vetëm humbje.

LEXO EDHE: Përse aleatët nuk mund ta shantazhojnë Bashën, për LSI-në?
Konferenca e djeshme e Bashës me gazetarët është publikuar live në faqen e Lulzim Bashës në rrjetet sociale, dhe ajo që vihet re është se demokratët e kanë “masakruar” me komente.

Ata shprehin zhgënjimin e tyre, dhe nuk i besojnë më Lulzim Bashës.

“Nese futesh ne parlament,na tradhetove besimin. Regjimet rrezohen me protesta, por ju duhet nje prijes?”-shkruan një qytetar.

Ndërsa një tjetër shkruan “Luli eshte nje komunist anti demokratik qe e ka marre peng te djathten.”

Po ashtu një tjetër qytetar shkruan “Po te kete ngelur pak burreri mos i prano keto zgjedhje dhe dil nga parlamenti. Po qe se ti vete ne parlament ti je i shitur tek Edi Rama dhe do jeshe langaraq”

Gjithashtu një komentues shkruan “Sa te jesh drejtues i PD, poshtë e më poshtë do shkojë”.

“Raporti komfirmon te kunderten, je genjeshtar largohu”-shkruan një tjetër.

Ndërsa një komentues ironizon duke shkruar “Ta gëzosh fitoren , o opozitari i përjetshëm.”(cna)