Një sherr masiv ka ndodhur pas një kocerti të Noizyt në Sarandë. Mësohet se një grup turistësh kanë tentuar të futen kur ora po shkonte drejt mbylljes dhe janë përplasur fizikisht me rojet e sigurisë së lokalit.
Pavarësisht se u është shpjeguar që lokali po mbyllet ata kanë dashur të hyjnë me forcë, duke përdorur dhunën.
Prezenca e forcave të Shqiponja ka bërë që turistikët e huaj të shpërndahen dhe të largohen. Nga sa mësohet nuk ka asnjë të shoqëruar.