Djali i filantropistit George Soros, Alexander Soros këtë fundjavë e kaloi në bregdetin e Shqipërisë.
Ai postoi disa pamje nga Vlora ku në një foto shihet me kryeministrin Edi Rama.
Teksa publikon fotot ku shihet panorama e kristaltë që ofron deti Jon dhe perëndimin mbi Sazan, Alexander Soros shkruan:
“Ishte fantastike që u ktheva në bregdetin e bukur shqiptar me mikun tim të mirë kryeministrin shqiptar Edi Rama. Shihni fotot e Rivierës më të bukur dhe të paprekur të Evropës!”