osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dy klane malazeze trondisin politikën serbe, Vuçiç: Mund të më vrasin, por asgjë nuk do të ndryshojë

Dy klane malazeze trondisin politikën serbe, Vuçiç: Mund të më vrasin, por asgjë nuk do të ndryshojë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic ka dalë në një konferencë për shtyp gjatë së cilës ka njoftuar se aid he qeveria do ta shtypë mafien në vend. Në të vërtetë Vucic i është referuar disa problemeve serioze të rendit publik dhe trafikut që kanë kulmuar me vrasje spektakolare në Beograd dhe që sipas tij e kanë origjinën në luftën e klaneve në Malin e Zi.

“Ky është një konflikt mes dy klaneve, diçka që u importua në Serbi nga Mali i Zi, kjo është një luftë mes klaneve Kavac dhe Skaljari”, ka thënë kreu i shtetit serb.

Gjatë konferencës është shfaqur edhe video e vrasjes(më poshtë) së mjeshtrit të karatesë, Vlastimir Miliosevic në Beograd në muajin mars, diçka që ngjan të jetë një likujdim i pastër mafioz.

Sipas të dhënave që përcillen në mediat serbe, klanet në fjalë origjinojnë në Kotorr të Malit të Zi dhe kanë qenë pjesë e të një njëjtit grupi që trafikonte drogë nga Amerika e Jugut drejt Europës por që u ndanë në vitin 2014 pasi një marrëveshje për kokainën shkoi keq në Spanjë.

Grupimet e tjera kriminale në Serbi i janë bashkuar një prej dy klaneve që mesa duket kontrollojnë jetën e nëndheshme në vend.

“Ky është një biznes dhe një sfond ekonomik-politik. Kjo ngjarje është e rëndësishme sepse është një problem i madh për ne. Solla të gjitha të dhënat e vrasjeve, më të këqijat kanë ndodhur në 2001, 2002, 2006 dhe që atëherë në vitin 2018, por edhe në 2020. Pse është e rëndësishme për ne? Nuk mund të pajtohem me realitetin për shkak se askush nuk ka të drejtë të vrasë kënd” ka thënë Vuciç.

Ai ka zbuluar madje edhe emra të dyshuarish si autorë të varjses, Veljko Belivuk dhe Marko Miljkovic që janë arrestuar, por që mandej u liruan. Në këtë kuadër presidenti serb ka përcjellë të dhëna për implikime të mëdha të policisë serbe në trafik duke vënë në dukje se lirimi i të ndaluarve për shkak të gjetjes së provave dhe gjurmëve biologjike, përbën një problem të natyrës politike në Serbi. Ai ka akuzuar drejtpërdrejt se vrasësit i mbulon dhe mbron lideri i klanit Kavac, Radoje Zvicer, që pak kohë më parë i shpëtoi arrestimit në Kosovë. Më tej akoma, presidenti serb ka deklaruar se ka patur përgjime të tij dhe familjes së tij nga punonjës të policisë që punojnë për mafien malazeze, duke e interpretuar këtë si shenjë kërcënuese që Vucic të heqë dorë nga puna kundër tyre.

“Hetimi po vazhdon dhe nuk do të ndryshojë. Askush nuk mund ta ndalë. Jam gati t’i nënshtrohem poligrafit dhe të përgjigjem…Ne do ta zhdukim drogën nga rruga. E di që e drejtoj gishtin te bosat e tyre kur flas kështu. E di që jeta ime rrezikohet kur flas kështu” ka thënë Vucic që ka shtuar se pamjet tregojnë se nga mënyra sesi veprojnë vrasësit provohet se diksuh, brenda shtetit, i ka trajnuar ata.

“Ata mendojnë se duke më fajësuar mua për çdo gjë, do të kenë mundësinë e një shansi politik për të shkatërruar stabilitetin në Serbi, në mënyrë që të kthejnë vendin në kohën e rënies”, është shprehur Vucic, pa sqaruar se kush qëndron pas këtij orkestrimi që I ngjan një grushti shteti. Aq sa presidenti ka folur madje edhe për mundësinë e vrasjes së tij.

“Sot kriminelët nuk janë më të fortë se shteti…Ata mund të më vrasin dhe asgjë nuk do të ndryshojë. Nuk do të kthehemi pas. Nuk ka kthim pas, ne do ta shkatërrojmë bandën e drogës, do ia presim kokën mafies dhe do të kemi rrugë të sigurta për fëmijët tanë”, ka vijuar ai.