Ish zëvendës ministri, Petro Koçi, disa ditë më parë ka bërë disa deklarata të bujshme në lidhje me abuzimet e tenderave që kanë ndodhur në bashkinë e Fierit.
Në lidhje me këtë çështje të nxehtë u thirr nga SPAK për të dhënë shpjegimet e nevojshme. Petro Koçi pas daljes nga SPAK ka dhënë një reagim për mediat.
“Bota e krimit në Fier është goxha influente, shumica e zyrtarëve të lartë nuk i ka pritur mirë deklaratat e mia”, u shpreh Koçi në një reagim për mediat.
“Duart e krimit janë përfaqësues të botës së krimit. Në Fier është një botë goxha e konsoliduar. Unë kam guxuar e kam denoncuar shumë herë.
Gjatë fushatës denoncova një gjyqtar për një shkarkim nga puna dhe mesa di ky gjyqtar është shkarkuar.
Unë jam politikan dhe e ndjej që bota e krimit në Fier është goxha influente. Mendoj se sensibilizimi i SPAK është i nevojshëm.
Bota e krimit në Fier ka pasur lidhje të konsoliduar me politikën. Mund t’iu them që në marrëdhënie me LSI ndikuan në zgjedhjet e fundit.
Kam një vullnet të palëkundur për të bashkëpunuar me organet e drejtësisë. Ka zyrtarë që janë lodhur nëpër zyra dhe i janë përkulur presionit të krimit”, tha Koçi për gazetarët.