Kryeministri Edi Rama njofton përmes një postimi në rrjetet sociale se punimet në kantierin e lagjes së Rilindjes në Fushë Krujës kanë hyrë në fazën finale.
Rama shprehet se për Krishtlindje, pallatet si edhe infrastruktura publike do të jenë të përfunduara.
“Mirëmëngjes dhe me kantierin e lagjes së Rilindjes së Fushë Krujës ku punimet kanë hyrë në fazën finale për banesat individuale, e për Krishtlindje edhe pallatet e infrastruktura publike do të jenë të përfunduara, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.