osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Po fle gjumë Ylberi”! Dalin detajet e rënda nga krimi brenda familjes në Klos: Ja si gruaja dhe vajza vranë me sëpatë 48-vjeçarin!

“Po fle gjumë Ylberi”! Dalin detajet e rënda nga krimi brenda familjes në Klos: Ja si gruaja dhe vajza vranë me sëpatë 48-vjeçarin!

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që u shënua mbrëmjen e djeshme në fshatin Gurrë e Vogël të Klosit, ku u gjet i vdekur 48-vjeçari Ylber Lezi, i cili dyshohet se u qëllua nga vajza dhe bashkëshortja e tij.

Mësohet se familja Lezi ndodhej në kushte ekstremisht të vështira ekonomike, me një kryefamiljar përdorues alkooli, dhe me të zonjën e shtëpisë me probleme të depresionit, ç’ka duket se kanë shkaktuar këtë krim të rëndë.

Viktima ka pasur konflikt me bashkëshorten dhe vajzën e tij, ndërkohë që teksa përballeshin me dhunën e vazhdueshme të 48-vjeçarit, nënë e bijë në bashkëpunim mes tyre kanë qëlluar me sëpatë dhe me dru mbi Lezin.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë dëgjuar të bërtiturat që vinin nga banesa e kësaj familje, të cilët më pas kanë njoftuar edhe policinë, e cila kur ka shkuar në banesë është përballur me rezistencën e të zonjës së shtëpisë për të hyrë brenda.

Punonjësit e policisë mësohet se kanë hyrë nga dritarja dhe kanë konstatuar Ylber Lezin të vdekur.

Mësohet se M. Lezi ka thënë se bashkëshorti i saj ishte në gjumë, ndërsa policia pasi ka hyrë në banesë, ka konstatuar viktimën me plagë në trup dhe në kokë, që duket se i kishin shkaktuar dhe vdekjen e menjëhershme.

Nëna dhe vajza e saj 20-vjeçare janë shoqëruar për në komisariat, ku do të merren në pyetje, në mënyrë që të hidhet më shumë dritë rreth ngjarjes.

Gjendja e vështirë ekonomike e familjes, dëshmohet dhe nga fqinjët, të cilët thonë se kjo banesë prej disa ditësh nuk kishte as energji elektrike, për shkak të pamundësisë për të paguar faturat.

Sipas dëshmive të fqinjëve, kjo familje të ardhurat e vetme kishte ato që vinin nga ndihma ekonomike, të cilën hera herës 48-vjeçari e shpenzonte për të pirë alkool, çka ishte bërë shkak për grindjet e vazhdueshme.

Kjo familje kishte dhe një vajzë tjetër, e cila nuk ndodhej në banesë në momentin e krimit, pasi jetonte në Tiranë.