osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Meta-Kryemadhi vizitë të fshehtë në SHBA, pas shpalljes “non grata” të Berishës nisin lobimet për të mos hyrë në listën e zezë të amerikanëve

Meta-Kryemadhi vizitë të fshehtë në SHBA, pas shpalljes “non grata” të Berishës nisin lobimet për të mos hyrë në listën e zezë të amerikanëve

Presidenti Ilir Meta dhe zonja e parë, Monika Kryemadhi kanë nisur një vizitë sekrete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ditët e fundit presidenti Meta poston foto në rrjetet sociale, duke promovuar atraksionet turistike të Shqipërisë, ndërkohë që dje doli lajmi se ai dhe bashkëshortja e tij ndodhen në SHBA.

Vizita e kreut të shtetit ka qenë tepër sekrete, pasi as nga Presidenca nuk ka një njoftim zyrtar, ndërsa prania e tyre në Amerikë u dekonspirua nga lobisti libanez, Safi Kaskas. Ky i fundit ka reaguar në rrjetet sociale sa i takon vizitës së çiftit presidencial, ndërsa ka ndarë disa foto gjatë një takimi që ka zhvilluar me presidentin Meta dhe zonjën e parë Kryemadhi, ku shkruan se kreut të shtetit i ka dhuruar librin e tij “Kurani me Referencat në Bibël”.

Madje, zoti Kaskas tregon se zonja Kryemadhi është zotuar ta përkthejë librin, ndërsa theksoi se çifti presidencial e ka ftuar atë për një vizitë në Shqipëri. “Unë dhe gruaja ime patëm një vizitë shumë produktive këtë mëngjes me Presidentin e Shqipërisë, Shkëlqesinë e Tij Ilir Meta dhe gruan e tij Monika Kryemadhi.

Ne u dhuruam atyre një kopje të librit tim “Kurani me Referencat në Bibël”. Zonja e Parë e Shqipërisë e donte librin dhe u angazhua për ta përkthyer atë në shqip me një grup studiuesish. Ata gjithashtu na ftuan t’i vizitojmë ata në Shqipëri për të festuar fillimin e përkthimit të librit”, shkruan Kaskas.

Pra, udhëtimi i çiftit presidencial Meta-Kryemadhi ka qenë thuajse sekret, duke qenë se as kreu i shtetit dhe as kryetarja e LSI-së nuk kanë bërë ndonjë njoftim në rrjetet sociale apo reagim zyrtar lidhur me vizitën në SHBA.

Nisin lobimet

Por shkuarja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e presidentit Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi vjen në një kohë kur Tirana dhe Ballkani zien, pas shpalljes “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij, si dhe vendimit të presidentit amerikan, Joe Biden, për t’iu ndalur hyrjen në Amerikë dhe sekuestruar pasuritë të gjithë atyre që janë investuar për të minuar demokracitë e vendeve të rajonit e jo vetëm. Pra, këto zhvillime duket se e kanë trembur presidentin Meta dhe zonjën e parë, kështu që ata janë nisur për në SHBA, për të zhvilluar takime sekrete dhe lobuar fort, në mënyrë që të mos kenë fatin e ish-kryeministrit Berisha.

Madje, fakti që vizita e tyre e fshehtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka pasur si kryefjalë pikërisht pastrimin e figurës së tyre në sytë e amerikanëve, e tregon edhe fakti që zoti Meta dhe zonja Kryemadhi gjatë qëndrimit në Amerikë, takuan lobistin e njohur libanez, Safi Kaskas. Kjo do të thotë se Meta-Kryemadhi kanë bërë vizitë të fshehtë në SHBA, pas shpalljes “non grata” të Berishës dhe padyshim që misioni i tyre është bërja e sa më shumë lobimeve për të mos hyrë në listën e zezë të amerikanëve.

Megjithatë, lobimi për të mos hyrë në listën e zezë të amerikanëve, është objektiv kryesor i politikanëve dhe pushtetarëve gjatë gjithë kësaj kohe, në kushtet kur amerikanët i kanë shpallur luftë korrupsionit dhe politikanëve që minojnë demokracitë në vendet e tyre. /SHKRUAR NGA RIGELS SELIMAN