osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

DASH mesazh SPAK dhe BKH-së: Shqipëria vendi më i korruptuar në Ballkan, problem tenderat e PPP-të, koha të godisni të korruptuarit

DASH mesazh SPAK dhe BKH-së: Shqipëria vendi më i korruptuar në Ballkan, problem tenderat e PPP-të, koha të godisni të korruptuarit

Teksa Prokuroria e Posaçme ka nisur një aksion kundër tenderave abuzivë, duket se po jepen sinjale edhe nga amerikanët që të mos ketë asnjë tolerim si ndaj prokurimeve ashtu dhe ndaj koncesioneve. Gazeta të shtunën publikoi një pjesë të raportit të DASH për klimën e investimeve, ndërsa sot po publikojmë disa përcaktime të tjera.

Në këtë raport bëhet e qartë se vendi ynë vijon të trembë investitorët e huaj dhe problem janë korrupsioni, procedurat burokratike, zvarritjet në gjykata, si dhe mungesa e drejtë e konkurrencës në tendera e koncesione. Pra duket se raporti i DASH është dhe një lloj sugjerimi për SPAK e BKH se ku duhet të fokusohen. Aty bëhet e qartë se pavarësisht përpjekjeve, Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë.

“Pavarësisht disa arritjeve nga viti 2013 në 2016, përparimi në luftimin e korrupsionit ka qenë i ngadaltë dhe i paqëndrueshëm. Në vitin 2020, Shqipëria përmirësoi renditjen në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit (CPI), përkatësisht nga 35 në 36 dhe nga 106 në 104, por ende larg rezultatit 2016 dhe rangut përkatësisht 39 dhe 83. Shqipëria është ende një nga vendet më të korruptuara në Evropë, sipas CPI dhe vëzhguesve të tjerë”, thekson raporti i DASH. Por amerikanët e kanë bërë të qartë se shpresat e tyre janë te SPAK dhe BKH. Në raport theksohet se përmes tyre situata do të ndryshojë.

“Krijimi i Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar dhe i Byrosë Kombëtare të Hetimit, dy organe të reja gjyqësore, do të shtojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Pasi të zbatohet plotësisht, reforma në drejtësi do të dekurajojë korrupsionin, do të promovojë investime të huaja dhe të brendshme dhe do të lejojë Shqipërinë të konkurrojë më me sukses në ekonominë globale”, thuhet më tej. Pra duket se ky është një mesazh i qartë për SPAK e BKH.

Shkeljet me tenderat e PPP

Tenderat dhe koncesionet shihen si tepër problem nga amerikanët. Sipas tyre, prokurimet gjithmonë janë shoqëruar me korrupsion dhe kjo tremb investitorët amerikanë. “Analizat e dobëta të kostos dhe përfitimit dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave të PPP janë shqetësime të vazhdueshme. Investitorët amerikanë sfidohen nga korrupsioni dhe vazhdimi i praktikave informale të biznesit.

Disa investitorë amerikanë janë përballur me mosmarrëveshje të shumta tregtare si, me njësitë publike ashtu edhe me ato private, ndërkohë që disa u ankuan dhe në arbitrazh ndërkombëtar. Në 2019 dhe 2020, investimi i një kompanie amerikane u përpoq të pengohej nga disa vendime gjyqësore dhe veprime të dyshimta të palëve të interesuara.

Çështja tani është në arbitrazh ndërkombëtar”, thuhet më tej. Më tej theksohet se raportet e korrupsionit në prokurimet qeveritare janë të zakonshme, ndërsa përdorimi në rritje i kontratave të partneritetit publik privat ka ulur mundësitë e konkurrencës.