osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pastrimi i mbeturinave, Leli i përgjigjet Ramës: Si në çdo shtëpi, po të kontrollosh do gjesh një cep që nuk janë pastruar akoma pluhurat

Pastrimi i mbeturinave, Leli i përgjigjet Ramës: Si në çdo shtëpi, po të kontrollosh do gjesh një cep që nuk janë pastruar akoma pluhurat

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, ka folur për menaxhimin e mbetjeve në qytetin e Vlorës. Në një intervistë televizive, ai u shpreh se situata nuk është më e mira e mundshme, por ka progres të vazhdueshëm në këtë drejtim.

Ai ka reaguar edhe ndaj kryeministrit Edi Rama, i cili pak ditë më parë u shfaq duke mbledhur mbeturinat në Vlorë, një formë kjo për të thumbuar Lelin, duke iu përgjigjur se si në çdo shtëpi të madhe po të shkosh t’i kontrollosh dhe gruas më të pastër do t’i gjesh një cep që nuk janë pastruar akoma pluhurat.

“Qyteti jeton si një i tërë dhe kontributi duhet të jetë shumëplanësh. Bashkia që punon dhe qytetarët që janë të përgjegjshëm për të bërë më të mirën. Nuk është më e njëjta situatë që ishte 6 vite më parë. Ka problematika pa fund, sidomos në ditët e pikut, të shtunave dhe të dielave ndonjëherë bëhet e pamundur të përpunosh të gjithë volumin e mbeturinave që prodhon qyteti. Mbetet gjithmonë shumë për të përmirësuar.

Si në çdo shtëpi të madhe po të shkosh t’i kontrollosh dhe gruas më të pastër do vesh t’i gjesh një cep që nuk janë pastruar akoma pluhurat. Për fatin e mirë të qytetit dhe për konsolidimin e të ardhmes falë programit të menaxhimit të rregulluar të mbetjeve që e mbështet qeveria gjermane jemi duke punuar dhe jemi në faza të rëndësishme të zhvillimit të projektit të landfillit të Sherishtës”, tha ai.

Ndër të tjera, Leli tha se do të ketë shtim të kazanëve të mbetjeve në qytet. Ai theksoi se qytetarët po ashtu duhet që të jenë më të kujdesshëm. “Do kemi zëvendësim të gjithë kazanëve të plehrave në qytet, në zona turistike dhe historike do të përdorim kazanët e nëndheshëm dhe do të kemi një flotë dhe armë të re të përpunimit të mbetjeve.

Si kryebashkiak, thirrja ime do të ishte se nëse 200 mijë qytetarë të Vlorës do të ishin përballë 200 punëtorëve të pastrimit të Vlorës luftën do ta fitojnë qytetarët. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe bashkëpunues në hedhjen e plehrave në vendin e caktuar. Gjatë sezonit të verës trefishohet puna”, tha Leli.