Pas arrestimit të Arbër Çekajt në Gjermani ka ardhur edhe reagimi i ambasadës amerikane në Tiranë.
Me një foto ironike ku duket e peshkuar një gjysëm peshk dhe nje gjysëm banane, duke lënë të nënkuptohet se një ndër “peshqit e medhenj” të trafikimit të lëndëve narkotike është arrestuar.
Ambasada vlerëson shtetin Gjerman dhe atë Shqiptar dhe krahas fotos shkruan: Bravo Germany! Bravo Albania!
Duhet të kujtojmë që disa muaj më parë në portin e Durrësit u kapën 613kg kokainë të fshehur në arka banane të kompanisë “Arbi Garden”
Sot gjatë një takimit me Shoqërinë Civile ambasadori Lu tha se duhet të arrestohen Klement Balili dhe Arbër Çekaj pasi janë peshq të mëdhenj.