osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Ç’po ndodh në bastionin e socialistëve, nga akuzat e Petro Koçit tek analiza e shifrave për Fierin?!

Ç’po ndodh në bastionin e socialistëve, nga akuzat e Petro Koçit tek analiza e shifrave për Fierin?!

Kryetari i emëruar i PS-së për Fierin, Petro Koçi, do të thirret të hënën në SPAK rreth një akuzë të fortë që ai ka lëshuar (por pa emra) se protagonistë të trafikut të drogës në Fier kanë legalizuar subjekte biznesi, që fitojnë tendera publike.

“Të fuqizuar sidomos duke larë paratë e pista në industrinë e ndërtimit ata vazhdojnë të përvetësojnë fitime kolosale nga taksat tona”, komentoi Koci.

Kjo ishte deklarata e parë, që deputeti i zgjedhur i PS-së e shoqëroi me një të dytë teksa foli për analizën paraprake të zgjedhjeve për PS në qarkun e Fierit.

Në analizë, Koçi fajësonte kadastrën dhe arsimin si dy sektorët me kosto politike për PS-në.

Pas tij ia behu njeriu i prekur nga akuza, ish-drejtori i ALUIZNI-t për Fierin Ervin Bushi i emëruar nga PS për 8 vite rresht në atë detyre (2013- janar 2021).

Bushi shprehej ndër radhë se mllefi i Petro Koçit vinte si pasojë e rezultatit të dobët që ai kishte marrë në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Nga ana e tij, vetë Koçi kujtonte shkarazi (por jo pa qëllim) që ai kish bërë thirrje që të votohej PS dhe jo emri i tij. Koçi gjithashtu fuste në valle edhe Gramoz Ruçin kur linte te kuptohej se ai kish “lobuar” për të vetmin emër në Fier, atë të Gramoz Ruçit.

Por në anën tjetër, shumëkush në komentet e postimit të personit të akuzuar Ervin Bushi nuk linte pa kujtuar faktin se Petro Koçi nuk mund të kapërdihej lehtë nga socialistët e Fierit pas partisë së drejtuar prej tij të para do viteve më parë, PSV ’91 që prej vitesh kritikonte PS.

“…Më vjen keq të quaj të zgjedhur sepse është e turpshme që Kryetari i Partisë të votohet aq pak nga Fierakët Socialistë! Pranoje që ke dështuar edhe këtu dhe kjo për paaftësinë tënde drejtuese, menaxhuese, dhe jo për shkak te performancës së Ashk-së që ka qenë në standarde maksimale…”, komentoi Ervin Bushi.

Debati në PS për Fierin, lobimeve të forta, të rikthyerve dhe emrave të “rinj” të fuqizuar në qeverisjen e PS, është futur në një spirale me rrugëdalje jo fort të afërt.

Pak kohë më parë, Gramoz Ruçi lajmëroi se do të jepte dorëheqjen nga partia njeriu i cili jo vetëm ka drejtuar “de facto” njerëzit në PS, por edhe qarkun e Fierit për vite me radhë.

Ruçi u shpreh se ishte koha të linte stafetën edhe pse nën zë nga PS të thonë se vendimi i tij ishte deri diku i kushtëzuar nga disa sinjale që kishte lëshuar vetë Rama për të liruar rrugë.

Në gjithë këtë vorbull diskutimesh se çfarë po ndodh në Fier, aty ku jo pak po flitet edhe për hetime ndaj vetë kryebashkiakut të Fierit, ish-deputetit socialist, Armando Subashi, ia vlen të rendisim disa të dhëna se si ka qenë rezultati në këtë qark.

Të paktën aty shifrat nuk gabojnë dhe as mund të lënë vend për interpretime.

Gazeta “SI” sjellë një panoramë të rezultatit të PS-së për Fierin qysh prej zgjedhjeve të 2009-ës.

Në zgjedhjet parlamentare të atij viti, në një periudhë jo fort të mire për PS-në dhe fuqizimi të PD (asokohe në pushtet), PS-ja në këtë qark si koalicion merr 85.696 vota ose e thënë ndryshe 9 deputet.

Në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës, PS-ja rritet duke shkuar në 89.637 vota por ruajtur balancën e deputetëve.

Rezultatin më të mirë, PS-ja e merr në zgjedhjet e 2017-ës me 104.162 vota që i përkthehet në 10 mandate deputetësh.

Me gjithë investimet e mëdha në atë zonë katër vitet e fundit, ruajtjen e emrit të Gramoz Ruçit, vënien ne krye te listës të zv-kryeministrit Erion Braçe, rikthimin e Petro Koçit duke kaluar si kryetar i PS-së i emëruar në atë qark, rezultati për Fierin bie, duke marrë 91.572 vota dhe humbur një mandat deputeti krahasuar me katër vite më parë. PS-ja në Fier do të përfaqësohet me 9 deputetë legjislaturën e ardhshme.

Vetë Petro Koçi që drejtoi “de facto” fushatën në Fier nuk ka marrë rezultatin e pritshëm.

Në zgjedhjet e fundit si deputet, Koçi fitoi 3233 vota duke u renditur nga fundi i listës fituese për qarkun e Fierit. Listën e kryeson Erion Braçe me 15.622 vota i pasuar nga deputeti i dorëhequr tashmë Gramoz Ruçi me 10.292 vota…

Analiza konkrete dhe e detajuar për PS-në në të gjitha qarqet pritet të fillojë në muajin Shtator përmes ngritjes së një komisioni të posaçëm.

Analiza do të jetë e gjatë dhe e hollësishme sa kohe që ajo do të marrë formë në muajin janar të vitit që vjen.

Paralelisht, bashkë me analizën, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar edhe lëvizje konkrete si në PS ashtu edhe në qeverisje. Sepse siç është shprehur edhe vete ai, ka ardhur koha se kush ndihet i lodhur duhet të ulet në stol… (SI)