Teksa ka përshëndetur dorëheqjen e Saimir Tahirit, ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu ka përfshirë në listëne politikanëve problematikë edhe Koço Kokëdhimën.
“Gazetarë të guximshëm ishin të gatshëm të shkruanin për Arben Ndoka, Elvis Rroshin, Mark Frokun, Aqif Rakipin, Koço Kokëdhimën e Saimir Tahirin. Këta politikanë nuk janë më në Kuvend apo në bashki”, deklaroi sot Lu.
Për çudi, Lu ka futur në listë edhe Kokëdhimën, i cili nuk ishte përfolur deri më tani për ndonjë lidhje me krimin apo probleme të ngjashme si personazhet e tjerë.
Lu ka patur një fërkim publik me Kokëdhimën shumë muaj më parë, të cilën e ka risjellë në vëmendje gjatë ditës së sotme.