Moderatorja Rudina Magjistari ka ndarë një lajm të hidhur në rrjetet sociale. Magjistari shkruan se është tronditur kur ka mësuar se sot është ndarë nga jeta në moshën 33-vjeçare artistja e re shqiptare Elona Hoxha.
Ajo kujton se 33-vjeçaren e ka pasur si të ftuar në emisionin e saj një muaj më parë. Me profesion ekonomiste por që kishte pasion të madh pikturë, ajo zbuloi në emisionin e Rudinës se si lindi ky pasion dhe gjithë procesi për krijimin e shënjuesve të librave të pikturuar me dorë.
“I tmerrshëm dhe i pabesueshëm lajmi për ndarjen nga jeta të Elonës. Vetëm një muaj përpara e kisha të ftuar në program për krijimet e saj të mrekullueshme. E trishtë shumë. Një vajzë e re, e talentuar, e zgjuar, e akoma më e bukur se brendshmi seç e shihni në foto”, shkruan Rudina.