osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Kuqoja” i PD-së, shantazh Berishës pasi e hoqi nga lista? Rrëfen si e gjeti me Damir Fazlliçin në zyrë: Më parë kërkoi dosjen e tij si spiun i UDB-së

“Kuqoja” i PD-së, shantazh Berishës pasi e hoqi nga lista? Rrëfen si e gjeti me Damir Fazlliçin në zyrë: Më parë kërkoi dosjen e tij si spiun i UDB-së

Genc Pollo, i njohur në rrethet politike dhe mediatike si ‘Kuqoja’ i PD-së dhe ‘bandilli’ i një ish-eurodeputeteje pensioniste gjermane që Sali Berisha e përdorte si fishekzjarr sa herë ishte në hall, ka nisur të rrëfejë detaje nga veprimtaria e zezë e doktorit, pasi ky i fundit, bashkë me Bashën, ia këputën më në fund karrierën politike.

Pollo, emri i të cilit lidhet me përdhosjen e arsimit në Shqipëri, kioskat universitare, por edhe me një aferë të pandëshkuar me tenderin e fibrave optike, i ka dhënë një mesazh Berishës, duke rrëfyer detaje të raportit të tij me famëkeqin Damir Fazlliç.

Historia e Fazlliçit dihet tashmë: Ai erdhi në Shqipëri si mik për kokë i Sali Berishës, bëri lëmsh shtetin shqiptar, pastroi para me Argita dhe Jamarbër Malltezin, mashtroi bankat dhe ia mbathi nga Shqipëria.

Pollo është ndalur pikërisht tek ky skandal, që është edhe pika më e dobët e Sali Berishës dhe që besohet se është edhe një nga arsyet e shumta se pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën ta fusnin në listën e zezë, për korrupsionin madhor.

Pollo, në këtë rast përpiqet ta mbrojë Berishën, por duke treguar detaje pikërisht nga dosja përvëluese e Fazlliçit, mesazhi i Pollos është në një farë mënyre një shantazh dhe kërcënim për doktorin e PD-së.

Pollo shkruan se “Kryeministri më kishte ftuar mua, asokohe Ministër i Arsimit, të vija një paradite maji 2006 në një takim me Sekretarin Ridge mbasi ai mund të na ndihmonte në projekte arsimore me ShBA. Në takim, ku ishte edhe Damir Fazlliç, u fol në përgjithësi për reformat, raportet me ShBA e për anëtarësimin në NATO.

Fotoja publike e këtij takimi e përmendur më lart fillon nga e djathta me Ministrin e Mbrojtjes; unë që isha ulur përbri tij në të majtë mbeta jashtë fotos dhe si pasojë jashtë vëmendjes të korit qortues për rrezikimin e sekreteve. Meqë në takim nuk doli koha për arsimin, Kryeministri sugjeroi që të të rrija për drekë me Sekretarin Ridge.

Në Restorant Piazza, në praninë e asistentes së tij Elisabeth, një bjonde e pashme, e të NS, këshilltar i Kryeministrit, hëngrëm një drekë të shijshme e patëm një bisedë të këndëshme edhe për arsimin; z Ridge nja dy herë tha: “Elisabeta! Ministri e unë do të shkojmë shumë mirë!” (Elisabeth! The minister and me will get on just fine!). Gjithsesi emaili që i dergova të nesërmen me propozime bashkëpunimi arsimor nuk mori ndonjëherë gjegje nga zoti Ridge; ajo ditë ishte e para dhe e fundit që takova atë dhe z. Fazlliç.

Në javët më pas ndiqja edhe me habi edhe me zbavitje shqetësimin agjitativ të Partisë Socialiste për sekretet e rrezikuara…”.

Në fakt, Pollo në këtë pikë ka të drejtë. Shqetësimi i opozitës se Fazlliçi po mësonte sekretet tona ishte qesharak. Fazlliçit nuk i interesonin sekretet tona. Ai nuk kishte ardhur këtu për zbuluar sekrete, por për të pastruar paratë e pista me fëmijët e Berishës. Edhe Pollo e di shumë mirë se thelbi nuk qëndron tek sekretet, por tek historia e korrupsionit më të paprecedentë në Shqipëri.

Dhëndri i Berishës bleu tokë lirë në Porto Romano dhe ia shiti Fazlliçit më shtrenjtë. Nga ana tjetër, Berisha në qeveri përfshiu pronën e blerë nga Fazliçi tek dhëndri i tij, në hartën e ndërtimit të gjoja parkut energjetik. Si haraç, Fazlliçi pagoi miliona tek Argita për gjoja konsulencë. Vetë Fazlliçi nuk humbi asgjë pasi mashtroi një bankë, duke marrë kredi.

Në fund të gjithë u pasuruan nga kjo histori, përveç shqiptarëve që u vodhën. Kur u zbulua se Fazlliçi ishte një sekser dhe mashtrues në kërkim ndërkombëtar, ai ia mbathi nga Shqipëria. Kur prokurorët e Ina Ramës deshën ta arrestonin në aeroport, Berisha e mbrojti Fazlliçin me polici. Berisha ishte gati të arrestonte prokurorët që deshën të arrestonin Fazlliçin. Më pas, Prokuroria sekuestroi pronat, por ato nuk kishin asnjë vlerë, thjeshtë ishin përdorur për realizimin e aferës.

Duke e ditur mirë pjesën tjetër të historisë, Pollo ndalet vetëm ajo e parëndësishme, duke i dhënë një mesazh të qartë Berishës se mund ta shantazhojë si vite më parë, duke rrëfyer për pjesën përvëluese të historisë. Raporti mes Berishës dhe Pollos është një histori shantazhi me dosje.

Berisha besohet se ka dosje rozë për Pollon, ndërsa Pollo ka dosje të zeza dhe spiunazhi për Berishën. Përplasja mes tyre ka nisur 23 vite më parë. Në vitin 1998 Berisha e përzuri Pollon nga PD-ja. Pollo krijoi një grup në PD kundër Berishës dhe themeloi një parti në vitin 1999, bashkë me Tritan Shehun dhe disa deputetë të tjerë.

Pollo u angazhua fort për të zbuluar dosjen e Sali Berishës si spiun i UDB dhe Sigurimit të Shtetit, veprim i cili duket se trembi Berishën. Pollo shkoi në zyrën e Nazif Bezhanit, i cili në atë kohë ishte kryetar i Komisionit Shtetëror për Kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave me funksione të larta, për lidhjet e tyre me ish-Sigurimin e Shtetit, duke i kërkuar verifikimin e Berishës si spiun i USB-së dhe ish Sigurimit të Shtetit.

Nuk dihet se çfarë materiali ka gjetur Pollo për Berishën, por Berisha më pas e afroi Pollon sërish në PD, e bëri ministër Arsimi kur erdhi në pushtet dhe në vitin 2008 e shkriu partinë e tij me PD-në./Pamfleti