Ministri i Shëndetësisë në Kroaci, Vili Beroš, në një deklaratë për mediat, dha detaje në lidhje me situatën e të lënduarve në aksidentin tragjik në Brod të Kroacisë.
Ai tha se 15 prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë, me stë cilëve është edhe një vajzë e mitur.
“69 persona, 67 pasagjerë dhe 2 shoferë ishin në autobus, 15 persona u plagosën rëndë. Kishte edhe të mitur në autobus, një vajzë është plagosur rëndë”, tha ai.