Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm me autobusin me targa të Kosovës, ku raportohet për 10 viktima dhe dhjetëra pasagjerë të plagosur.
Plenkovic shprehu ngushëllime për familjet e viktimave.
“Me trishtim të madh morëm lajmin për aksidentin e një autobusi në rrugën afër Slavonski Brod, ku humbën jetën 10 persona. Ne jemi me familjet e viktimave dhe autoritetet e Kosovës, të cilëve u shprehim ngushëllimet tona më të thella. Shpresoj që pasagjerët e lënduar të shërohen.
Për aksidentin e tmerrshëm, unë fola me Ministrin e Brendshëm, Davor Bozinovic dhe Ministrin e Shëndetësisë, Vilija Beros. Ministri Beroš dhe drejtori i mbrojtjes civile Trut u drejtuan për në Slavonski Brod për t’u njohur me të gjitha rrethanat e aksidentit dhe për t’u ofruar kujdes shëndetësor pasagjerëve të plagosur”, ka shkruar ai në Twitter.