Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, i është përgjigjur kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, lidhur me grupet kriminale që veprojnë në qytetin bregdetar.
Referuar deklaratës së ministrit Fatmir Xhafaj, i cili tha se në Durrës janë 3 banda të vjetra kriminale, Kryemadhi deklaroi një ditë më parë se janë 5 grupe në Durrës, të cilave ju janë dhënë 32 milionë euro tenderime nga Bashkia e Durrësit.
Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar kryebashkiaku Dako, i cili shkruan në ‘Facebook’ se Bashkia e Durrësit ka dhënë 9 milionë euro tendera për një periudhë 18 mujore dhe jo sa pretendon Kryemadhi. Duke publikuar tenderët e dhënë, Dako i bën thirrje Kryemadhit të gjejë se kush janë kriminelët në këtë listë të fituesve të këtyre tenderëve.
“Duke marrë shkas nga deklarata e kryetares së LSI-së znj. Monika Kryemadhi, e cila përmendi Bashkinë Durrës, në respekt të opinionit publik dhe në kuadër të transparencës së plotë, dua të bëj sqarimin që vijon:
Znj. Kryemadhi pretendon që Bashkia e Durrësit ka dhënë 32 milionë euro tendera vetëm për këtë vit, por e vërteta është se Bashkia e Durrësit ka dhënë 9 milionë euro tendera për një periudhë 18 mujore.
Ndërsa për pretendimin e znj. Kryemadhi se këto tendera i kanë fituar 5 kriminelë, unë i bëj thirrje znj. Kryemadhi dhe gjithkujt tjetër që të gjejnë kush janë kriminelët në këtë listë të fituesve të këtyre tenderave. Bashkia e Durrësit nga 1 Janar 2017 deri në Prill 2018 ka dhënë këto tendera”
Tenderat e Bashkisë Durrës, publikuar nga Vangjush Dako (Klikoni për të parë dokumentet)
“Shkoni në Bashkinë e Durrësit dhe do të shikoni se si vetëm për këtë vit, 32 milionë euro tenderime i janë dhënë 5 grupeve kriminale në Durrës. Z.Xhafa dje denoncoi tre, por nuk janë tre, janë shtatë dhe janë më shumë”, thotë Moni