Skandal i pazakontë në Prokurorinë e Tiranës. Prokurori ‘KÇK’ Dritan Gina, i cili sipas një raporti të shërbimeve informative është i zhytur në korrupsion dhe i lidhur me krimin, i ka vendosur një gjobë me vlerë 30 mijë euro një biznesmeni shqiptar me shtetësi të huaj, duke e shantazhuar dhe kërcënuar atë me një dosje fiktive dhe pa asnjë element penal.
Gjatë ditëve të fundit që i kanë mbetur para se ta shkarkojë Vetingu, Gina dhe një bandë e tij e përbërë nga ish gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, të shkarkuar nga Vetingu, i kanë kërkuar biznesmenit hapur 30 mijë euro. Në kushtet kur biznesmeni ka refuzuar pagesën tek avokatët sekserë të Dritan Ginës, prokurori ka urdhëruar bllokimin e biznesmenit, duke mos e lejuar të lëvizë jashtë Shqipërisë.
Gjatë ditës së sotme, kur biznesmeni shqiptar me shtetësi të huaj u nis për një vizitë jashtë vendit, policia e ndaloi në Rinas. Ndalimi është bërë për llogari të një shënimi pa asnjë bazë ligjore të prokurorit KÇK, Dritan Gina, për të cilin Vetingu ka marrë vendim për ta shkarkuar.
Nëse do të kishte fakte dhe rrethana, Gina mund të kërkonte ndalimin i biznesmenit, por ka kërkuar ndalimin e largimit të tij nga vendi, si masë shtrënguese për të marrë dorën e fundit para se Vetingu ta ndalojë për të shkelur më në prokurori.
Aktualisht biznesmeni është bllokuar në Rinas, pasi refuzoi kërkesën e bandës së Dritan Ginës për të paguar gjobën, për mbylljen e dosjes qesharake. Janë lajmëruar disa ambasada, ndërsa biznesmeni po bën gati një kallëzim në SPAK. Nga ana tjetër, Gina ka marrë një raport të falsifikuar sikur është sëmurë, për të shtyrë shkarkimin nga Vetingu. Gina është thirrur për t’u njohur me dosjen e shkarkimit ditën e hënë.