Bëhet me dije nga Policia se është arrestuar djali i vogël i Azem Hajdarit. 23-vjeçari që mban emrin e të atit u shoqërua ditën e djeshme në Komisariat pasi në makinën ku ishte pasagjer u gjetën disa doza kanabis, teksa sot është arrestuar nga policia e Elbasanit. Bashkë me të ka përfunduar në pranga edhe shoku i tij, i cili drejtonte automjetin.
Sipas të dhënave zyrtare, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:
Azem Hajdari, 23 vjeç, dhe Ergi Gjumsi, 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, gjatë kontrollit të mjetit tip “Audi”, me të cilin po qarkullonin shërbimet e Policisë gjetën një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar e llojit cannabis sativa.
Në cilësin e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, dy aparate celular dhe automjeti. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.