osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Juristi Romeo Kara: Berisha nuk e gëzon dot mandatin e deputetit! Do burgoset dhe do t’i merret çdo qindarkë, pas tij do kërcasin prangat dhe për Metën

Juristi Romeo Kara: Berisha nuk e gëzon dot mandatin e deputetit! Do burgoset dhe do t’i merret çdo qindarkë, pas tij do kërcasin prangat dhe për Metën

Më 9 shtator Parlamenti do të nisë legjislaturën e re dhe ka shumë debate e diskutime nëse ish-kryeministri Berisha do të jetë në sallë. Vetë ai ka deklaruar se nuk do heqë dorë nga mandati, mirëpo shumë njerëz pranë Bashës po i dërgojnë mesazhe që të largohet.

Lidhur me këtë çështje, por jo vetëm, gazeta ka folur me juristin Romeo Kara. Në një intervistë, ai flet për reformën në drejtësi, fatin e Berishës, por dhe atë se çfarë mund të ndodhë me Metën. Sipas zotit Kara, PD duhet të distancohet nga Berisha në mënyrë që të shpëtojë të ardhmen e saj.

Nga ana tjetër ai ka thënë se edhe nëse Berisha nuk refuzon mandatin, nuk do e gëzojë dot pasi ndaj tij do ketë hetim penal dhe do dënohet. Madje sipas juristit, do i merret e gjithë pasuria korruptive. Sipas tij, të njëjtin fat mund të ketë edhe presidenti. Ndërkohë sa i takon reformës në drejtësi, Kara ka hedhur idenë e një rikonceptimit të SPAK. Ai tha se duhen njerëz të arsimuar jashtë për të shkuar deri në nivele të larta.

-Zoti Kara, këtë javë u shënuan 5 vite nga nisja e reformës në drejtësi. Si jurist, si e shihni ecurinë e reformës në drejtësi?

Një reformë e iniciuar kryesisht nga jashtë dhe e mbështetur vetëm demagogjikisht nga politika dhe aktorët e tjerë të brendshëm. Reforma u stis në një mënyrë të tillë që në sistem të ngelej sërish një radhë gjykatësish dhe prokurorësh të këtyre 30 viteve dhe kryesisht ata të skalionit të dytë.

Reforma ka ecur shume ngadalë dhe nuk po ngjall besimin e duhur në publik. Edhe strukturat e reja të zgjedhura, KLP, KLGj, ILD etj. kanë kaluar një kohë të pajustifikueshme në inaktivitet. Po kështu me SPAK-un dhe BKH. SPAK-u është Struktura e Posaçme Antikorrupsion dhe si të tillë unë do ta konceptoja me juristë dhe ekonomistë të devotshëm, të marrë nga jashtë sistemit dhe që punët e tyre do ta konsideronin mision.

Korrupsioni buron nga lart poshtë dhe është dukuri e pushtetit dhe SPAK-u tashmë do të duhej të ishte marrë kryesisht me pushtetarë të niveleve të larta. Korrupsioni ka mbuluar të gjitha nivelet e qeverisjes, por është korrupsioni i niveleve më të larta që mundëson dhe frymëzon atë në nivelet më të ulëta. Besoj se shumë shpejt SPAK-u duhet të rikonceptohet dhe ringrihet në nivelin e misionit të tij, duke angazhuar në radhët e tij prokurorë të marrë nga jashtë sistemit dhe të dalluar për devotshmërinë e tyre.

Reforma do të duhej bërë shumë shpejt, maksimumi disa muaj. Pesë vite kohë, janë të pajustifikueshme për një reformë të tillë, duke llogaritur se ajo akoma nuk ka përfunduar. Nuk mund të pranojmë një reformë dhjetëravjeçare ashtu si edhe vetë tranzicioni politik i pas ‘90-ës. I vetmi faktor pozitiv i reformës është faktori i huaj. Si duket SPAK-u, reforma dhe e gjithë politika tashmë do e gjejnë zgjidhjen duke mirëpritur faktorin e jashtëm.

-Kemi shumë gjyqtarë të shkarkuar, por ende nuk po shohim pas hekurave të ashtuquajturit “peshq të mëdhenj”. A mendoni se do ia arrijmë ditës që të kemi dhe politikanë të arrestuar?

Kjo flet për atë që theksova më lart se, reforma në drejtësi nuk është marrë seriozisht as nga politika dhe as nga vetë sistemi i drejtësisë. Një reformë reale, padyshim që do të tmerronte çdo shkelës të ligjit dhe sidomos politikanët, ndërsa në realitet po qeveriset pa asnjë ndryshim dhe tenderët po menaxhohen si më parë. Prandaj theksoj se SPAK-u duhet ristrukturuar. Nëse SPAK-u do të ishte ai që ne na duhet, atëherë dhjetëra ministra sot do të ishin pas hekurave të burgut dhe pasuritë e tyre të sekuestruara.

Konkretisht, në rastin e tenderit të uniformave, SPAK-u duhet të kishte prangosur drejtuesit e Ministrisë së Rendit dhe policisë. Askush nuk bën shakara dhe shpërdorime me tenderët pa imzane e drejtuesit të institucionit. Peshku është qelbur nga koka dhe koka e peshkut padyshim që është politika. E gjithë elita politike e këtyre 30 viteve, me pak përjashtime meriton të jetë pas hekurave si e korruptuar, antikombëtare dhe genociduese.

-Ju pak ditë më parë keni thënë në rrjetet sociale se disa emrave u janë zbuluar pasuri jashtë vendit. Mund të na thoni diçka më shumë?

Po, sipas informacioneve që unë kam, diçka e tillë ka ndodhur së fundmi dhe shpresoj që shumë shpejt të bëhet edhe publike. Me sa unë di, nuk janë aksione të iniciuara nga organet tona të drejtësisë, por nga vende të cilat seriozisht duan ta ndihmojnë Shqipërinë që të dalë nga bataku ku është zhytur nga politika prej 30 vitesh. Më tepër për momentin nuk mund të them.

-Një debat i ditëve të fundit është ai i shpalljes “non grata” të ish-kryeministrit Berisha. Shumë zëra në PD kërkojnë që ai të mos jetë në Parlament. Si e shihni të ardhmen e ish-kryeministrit?

PD nëse kërkon që të ngurtësohet pas Berishës, sigurisht që do të ofroje fundin e saj pa arritur që të shmangë fundin e Berishës. Edhe të trija partitë e mëdha t’i bashkëngjiten Berishës, përsëri fundi i tij do të jetë ai i paracaktuar tashmë: përpara drejtësisë dhe i zhveshur nga çdo pronë e vënë nëpërmjet korrupsionit. Ky është fundi i merituar i tij dhe i kësaj politike. Pikërisht tek ky fund i tyre do të rilindë shteti i së drejtës i shumëpritur nga ne. Nuk është çudi që përveç ndihmës nga jashtë për ringritjen e sistemit të drejtësisë, të kemi edhe një ndihmë tjetër për ringritjen e sistemit politik të së ardhmes. Faktori i patriotëve të vërtetë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit e kryesisht në USA, shumë shpejt do të bëhet vendimtar. Ky sistem politik nuk mund të vetëgjenerohet. Ai duhet pastruar nga elemente jashtë tij. Kemi forca politike jashtë këtij sistemi që shumë shpejt do të thonë fjalën e tyre. Një prej tyre mund të jetë Partia Shpresa Demokrate, si zëdhënëse e zërit të shqiptarëve që duan realisht një Shqipëri ndryshe larg kësaj të sotmes.

-Ju jeni ndër të paktët që keni paditur penalisht ish-kryeministrin. Nëse ndaj tij hapet një proces penal, jeni gati të dëshmoni ose bashkëpunoni me drejtësinë?

Padyshim që mezi po pres që të përballem jo vetëm me të, por edhe më të tjerë ish-kryeministra, të cilët janë kokat e korrupsionit shqiptar. Deri më tani, kam kontribuar më tepër se sa të gjitha organet e drejtësisë bashkë, për të goditur korrupsionin e niveleve më të larta, prandaj më e drejtë do të ishte pyetja: A do të bëhet drejtësia bashkëpunëtorja ime?

-Po të ardhmen e presidentit si e shihni? Meta është në proces shkarkimi, por sido që të jetë vendimi i Kushtetueses ai vitin që vjen largohet. A është i rrezikuar nga drejtësia?

Them me bindje të plotë se presidenti ynë e meriton t’i vihen prangat në zyrë për një sërë zullumesh të shtrira së paku në 23 vitet e fundit. Asnjë pazar politik, dorëheqje apo shkarkim nuk e qetëson më shpirtin tim dhe të kujtdo tjetër që ka përjetuar rrënimin e vendit, jetës dhe shpresës nën politikën direkte ose jo të këtij presidenti. Padyshim që Meta është i rrezikuar nga drejtësia e re dhe ndryshimet e pritshme politike të vendit. Meta është simbioza e Berishës dhe sigurisht që fatet e tyre janë të ndërlidhura tashmë. Ai do të donte një fund heroik nëpërmjet raketave në Malin me Gropa, por të shpresojmë që fundi t’i vijë nga raketat e drejtësisë pikërisht në zyrën e tij.

Intervistoi: Kliti Topalli