Një ish student shqiptar në Itali që kërkonte të njehsonte diplomën në Shqipëri, por që ishte zvarritur për 4 vite rresht për të drejtën e tij, ka gjetur më në fund zgjidhje pasi shkroi në platformën e bashkëqeverisjes shqipëriaqëduam.al.
E ftuar në rubrikën e intervistave në ERTV, Koordinatorja e Bashkëqeverisjes për Ministrinë e Arsimit, Dorela Shkëmbi, ka shpjeguar se si u zgjidh problemi i ish studentit shqiptar që kërkonte të njehsonte diplomën e tij në Shqipëri.
Për 4 vite rresht, zyra e njehsimit të diplomave e kishte neglizhuar kërkesën e tij, kur në fakt, sipas rregullave procedura duhet të ishte mbyllur brenda 3 muajve. Pas ankesës së tij në platformë, jo vetëm që diploma u njehsua por Ministria e Arsimit reagoi menjëherë, ndryshoi komisionin e njohjes së diplomës dhe filloi një procedim disiplinor për përgjegjësen e zyrës së njehësimit.
Shkëmbi rrëfeu se si studenti që në fillim ishte plot skepticizëm për një zgjidhje të mundshme, rifitoi besimin pas katër vitesh zvarritjeje të çështjes së tij në zyrat shtetërore.
PJESË NGA INTERVISTA
Znj. Shkëmbi, a mund t’i referohemi një rasti konkret të zgjidhur të zgjidhur nga ju lidhur me zyrën e njehësimit të diplomave sepse është një problematikë që është dëgjuar shpesh në media..
Patjetër, ne kemi një rast të cilin e kemi trajtuar në platformën e bashkëqeverisjes. Bëhet fjalë për një qytetar i cili ka përfunduar studimet në Universitetin e Padovas në Itali. Në shtator të vitit 2013 ka depozituar një kërkesë me shkrim në Ministrinë e Arsimit për njohjen e diplomës së tij. Ka pritur pothuajse për 4 vite për ti mundësuar procesin e njohjes Ministria e Arsimit por nuk e ka bërë të mundur.
Ka qenë pamundësi apo neglizhencë në këtë rast?
Sipas verifikimeve tona ka qenë neglizhencë e punonjësve të Zyrës së Njehësimit të Diplomave të Huaja brenda në Ministri.
Dhe çfarë i kishte shkaktuar qytetarit në fjalë kjo neglizhencë?
Procesi i njëheësimit të diplomave është një proces kyç për ish studentët të cilët kthehen në atdheun e tyre dhe duan të japin kontributin, sepse kryesisht për ata që duan të ndjekin një program të dytë studimi procesi i njohjes së diplomës është i rëndësishëm dhe për një pjesë tjetër për të aplikuar në një vend vakant pune patjetër që duhet të kenë të njohur diplomën e tyre. Qytetarit i ka shkaktuar dy dëme, njëri ka qenë herën e parë ku nuk ëhstë kualifikuar në vendin vakant të punës dhe herën e dytë ai është skualifikuar nga vendi i punës për shkak të dokumetacionit jo të rregullt të cilin e ka dorëzuar.
Me sa po kuptoj nga këto që ju thoni e gjithë kjo neglizhencë po i cënonte investimin e tij shumëvjeçar dhe të ardhmen e tij?
Patjetër që po. 4 vjet nuk janë pak. Në janar të vitit 2018 ai depozitoi një ankesë në platformën e bashkëqeverisjes. Ministria e Arsimit së bashku me koordinatorët e ministrisë trajtoi çështjen e tij e cila u zgjidh dhe diploma ju njehësua brenda një afati të caktuar.
Me çfarë mesazhi erdhi qytetari te ju si e kishte pritur këtë realitet, këtë situatë?
Patjetër që nuk ishte i kënaqur ishte skeptik, për të gjithë fazat e mëtejshme pas procesit të njohjes së diplomës.
Ju thatë se kryet menjëherë verifikimet tuaja. Cili ishte motivi arsyeja pse nuk ishte kryer njehësimi i diplomës?
Arsyeja kryesore ishte neglizhimi i punonjësve të Zyrës për Njohjen e Diplomave të ministrisë së Arsimit. Lidhur me këtë arsye dhe për vonesat e shkaktuara, pasi ministria e arsimit u vu në dijeni pas trajtimit të ankesës në platformën e bashkëqeverisjes mori direkt masa të cilat dërguan në ndryshimin e …
Domethënë çfarë justifikimi i kishin nxjerrë ish studentit?
Justifikimi që i kishin nxjerrë ëhstë që ata nuk kishin një përgjigje nga Universiteti i Padovas. Ish studenti ka bërë verifikimet e tij në Universitet të cilët i kanë verifikuar që kanë kthyer disa herë përgjigje në ministrinë e arsimit lidhur me njehësimin e diplomës së tij.
Normalisht cilat janë afatet e parashikuara për njehësimin e diplomave në sistemin shqiptar?
Sipas parashikimit në ligj njehësimi i diplomës për aplikimet online duhet të zgjasin deri në 45 ditë, kurse për aplikimet që janë në formë shkresore duhet të zgjasin deri në 3 muaj. Normalisht qytetarit duhet t’i zgjidheshe procedura e njohjes së diplomës brenda 3 muajve pasi shte depozituar në formë shkresore.
A mbajti dikush përgjegjësi për këtë?
Ministria e Arsimit reagoi menjëherë, ndryshoi komisionin e njohjes së diplomës po ashtu filloi një procedim disiplinor për përgjegjësen e zyrës së njehësimit.