Wally Funk, 82 vjeç ishte pjesë e ekuipazhit që shoqëroi miliarderin amerikan Jeff Bezos në udhëtimin e tij të parë jashtë orbitës së Tokës. Mediat e huaja raportojnë se 82-vjeçarja ka ngelur e zhgënjyer nga ky udhëtim.
Udhëtimi turistik u realizua nga Jeff Bezos në 20 korrik, me anijen raketë të ndërtuar nga ‘Blue Origin’. Fluturimi zgjati gati 11 minuta në total dhe arriti në 66.5 milje në lartësi.
Në një intervistë pas udhëtimit hapësinor, Funk tha se pretendonte të shihte botën, por kishte shumë errësirë. Por megjithatë ajo e shijoi çdo moment të udhëtimit për të cilin kishte prej vitit 1961 që priste dhe i është mirënjohëse Jeff Bezos që i mundësoi fluturimin.
“Ne u ngjitëm shpejt dhe pashë errësirë. Mendova se do të shihja botën, por nuk ishim mjaft lart. E doja çdo minutë të saj, unë thjesht do të doja të kishte qenë më e gjatë,”- tha ajo.
Miliarderi Bezos gjithashtu përveç 82-vjeçares u shoqërua nga vëllai i tij, Mark dhe një student 18-vjeçar, Oliver Daemen.