Një artikull befasues është publikuar nga tabloidi britanik ‘The Sun’, që ka tërhequr jo pak vëmendje. Tabloidi ka publikuar deklaratën e një personi të vetëquajtur ‘udhëtar në kohë’, i cili ka thënë se në maj të viti 2022 në Tokë do të zbarkojnë alienë mbi 2 metra të gjatë.

Përdoruesi i TikTok, ‘Futuretimetraveller’, gjithashtu pretendon se ardhja e tyre do të çonte në një luftë ndërdimensionale me SHBA-në. Sipas tij, ka shumë alienë të ndryshëm dhe në të ardhmen ata do të jetojnë si banorë të Tokës.
Ai pretendon se krijesat quhen ‘Niros’ dhe do të vijnë në paq, por shton se SHBA do t’i sulmojë, duke nisur një luftë ndërdimensionale. Video e tij është shpërndarë më shumë se 90 milionë herë dhe ka marrë më shumë se 2300 pëlqime në TikTok.
Ky parashikim vjen vetëm disa ditë pasi një tjetër ‘udhëtar kohe’ i Tik Tok parashikoi një tërmet, më i madhi që ka parë bota, që do të godasë Kaliforninë brenda 3 vitesh. Megjithatë, këto parashikime, sikurse edhe të tjera para tyre, janë të pabaza dhe autoritet amerikane kanë këshilluar që asgjë të mos merret seriozisht.