Kryeministri Edi Rama është ndalur sot pranë Kalasë së Ali Pashë Tepelenës, e cila po i nënshtrohet një rikonstruktimi.
Për Ramën, ky ndryshim është mbresëlënës duke theksuar se po kthehet në një atraksion turistik dhe në burim fitimi jo vetëm për individët e zonës, por edhe për ekonominë e vendit.
“Mbresëlënës ndryshimi i kalasë së Ali Pashë Tepelenës, një perlë e Trashëgimisë Sonë Kulturore, që po del në dritë e po kthehet në atraksion turistik, në burim fitimi për individët, komunitetet e për ekonominë kombëtare”, shkruan Rama.