osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Dikur shiste syze në rrugët e Athinës, sot është “Perëndia greke” e NBA

Dikur shiste syze në rrugët e Athinës, sot është “Perëndia greke” e NBA

Kur Giannis Antetokounmpo nisi të bënte kosha në parketet e NBA, vëmendja më e madhe ishte te mbiemri i tij i gjatë dhe mënyrat e gabuara me të cilën kolegët, trajnerët dhe komentatorët e shqiptonin.

Por sot, pas fitores së titullit kampion me skuadrën e tij, Milwaukee Bucks, të gjithë kanë ngritur në “Olimp” grekun, me origjinë nga Nigeria, si të ishte një prej perëndive që dikur helenët e lashtë adhuronin.

Ai ishte një nga 5 fëmijët e një çifti refugjatësh nga Nigeria. Prindërit e tij sakrifikuan shumë për të lënë vendin e tyre e për t’u vendosur në lagjen Sepolia të Athinës. Aty ai lindi në vitin 1994. Si e vetmja familje me ngjyrë në atë zonë, shpesh Giannis dhe pjesëtarët e tjerë ishin pre e sulmeve raciste.

Megjithatë, ai e identifikon veten si greko-nigerian, edhe pse kur ishte fëmijë kurrë nuk e vizitoi vendin e origjinës. Mbiemri i tij në gjuhën nigeriane shqiptohet Adetokunbo, por në pasaportën greke iu shënua sipas greqishtes, “Antetokounmpo”.

Prindërit e tij, Veronica dhe Charles, u larguan nga Lagosi në vitin 1991, duke lënë te gjyshërit djalin e madh, Francis. Plani i tyre ishte i thjeshtë, një jetë më e mirë për familjen. Si edhe shumë shqiptarë që emigruan në Greqi në ato vite, të dy patën vështirësi të gjenin punë, pa letrat e duhura. Si pasojë, Antetokounmpo nuk i ka harruar kurrë netët kur binte në gjumë i uritur.

“Ndonjëherë frigoriferi ynë ishte bosh”, ka rrëfyer Antetokounmpo në një intervistë për “New York Times”, vite më parë. “Kishte ditë që nuk shisnim asgjë dhe nuk kishim para për t’u ushqyer”.

Mamaja e tij punonte shpesh si dado, ndërsa babai si elektricist. Por për shkak të parave të pakta, edhe fëmijët duhet të punonin. Giannis dilte në rrugët e Athinës për të shitur DVD apo syze dielli, bashkë me motrat dhe vëllezërit.

Ndonjëherë fitonin para, ndonjëherë jo. Në një intervistë të vitit 2013, mamaja Veronica, rrëfeu se një herë u përzunë nga banesa ku jetonin pasi nuk kishin paguar dot qiranë, prej 455 dollarësh në muaj.

Pavarësisht vështirësive, duke parë të kaluarën e prindërve, e ardhmja e Giannis dukej e lidhur me sportin, edhe pse jo me basketbollin. Mamaja Veronica ishte atlete e kërcimit së larti në Nigeri, ndërsa babai luante futboll.

Në shtëpi të gjithë ishin të çmendur për sportin më popullor në botë. Giannis ishte tifoz i Arsenal kur ishte i vogël. “Kam luajtur futboll deri 12 vjeç”, tregon Antetokounmpo në një intervistë të vitit 2020. “Më pas nisa të merresha me basketboll”.

Në Greqi kujtojnë se kur Giannis nisi të luante në vitin 2007, kishte pak njohuri për këtë sport. Spiros Velliniatis, njeriu që konsiderohet si ai që zbuloi talentin ndërsa kërkonte në lagjet e Athinës, kujton për “New York Times” periudhën kur Antetokounmpo luante në fushat në periferi të kryeqytetit grek. “Arrita të dalloj se Giannis kishte aftësi të veçanta. I kishte duart e mëdha dhe një fizik që vetëm sa do të zhvillohej.

Velliniatis arriti të bindte drejtuesit e skuadrës Filathlitikos që të mbështesnin financiarisht familjen, në mënyrë që Giannis, dhe vëllai i tij, Thanasis, të luanin basketboll. “Nëse ke përballë Mozartin dhe ai nuk ka ushqim, çfarë do t’i japësh në fillim? Jo një violinë, por bukë”, tha Velliniatis.

Një tjetër problem ishte mungesa e dokumenteve. Ai rrezikonte të deportohej, por për ku? I lindur në Greqi, Giannis nuk kishte as pasaportë nigeriane. Vetëm në vitin 2013, 2 vite pasi iu bashkua zyrtarisht skuadrës së parë, që ai mori nënshtetësinë greke, duke tërhequr edhe më shumë vëmendjen e specialistëve të basketbollit.

Real Zaragoza e kërkonte në Spanjë, por kur erdhi oferta e Milwaukee Bucks, nuk mund t’i thoshte jo. Me një flamur grek në duar, 19-vjeçari ishte i 15-ti që u thërrit në draftin e NBA. Adoleshenti firmosi një kontratë me vlerë 8,6 milionë dollarë, që ndryshoi jetën e familjes së tij përgjithmonë, por edhe u bë simbol i Greqisë në sportin amerikan.

Por jo të gjithë grekët e pranonin këtë. Politikani Nikolaos Michaloliakos e krahasoi me një shimpanze në një intervistë televizive. Ndërsa një komentator e quajti majmun vëllain e tij, Thanasis, kur luante për Panathinaikos.

Megjithatë, ditët e zymta për familjen Antetokounmpo tashmë kanë marrë fund. Vetë Giannis është bërë prind i një djali dhe pret një fëmijë të dytë. Edhe me kontratën e re të firmosur me Bucks, ku do të fitojë 228 milionë dollarë në 5 vitet e ardhshme, ose 45,8 milionë dollarë në vit, e ardhmja është e gjitha e tij.(A2 CNN)