Burime nga grupi hetimor pohojnë për ABC News, se dy javë më parë në Berlin të Gjermanisë kishin shkuar oficerë të Krimeve të Rënda, të cilët bashkë me homologët e tyre bënë të mundur lokalizimin dhe prangosjen e Arbër Çekaj. Ai u gjet i fshehur në një banesë dykatëshe dhe gjatë momentit të arrestimit mësohet se nuk bëri rezistencë.
NJOFTIMI I POLICISE:
Ne kuader te bashkepunimit me agjensite e huaja ligjzbatuese dhe konkretisht ate Gjermane eshte bere e mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Arber Çekaj.
Arber çekaj eshte pronari i firmes Arbi Garden ku u sekuestruan 613 kg kokaine ne kuader te operacionit “last snow”.
U shkembye informacion ne kohe rekord midis Policise se Shtetit dhe agjensive te tjera si dhe me Prokurorine e Krimeve te Renda.
Ky shtetas eshte kapur ne nje province prane Dysedorfit