osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Strategjia e Bashës me Këshillin Kombëtar, Berishës i mbeten vetëm 15 emra besnikë, pjesa dërrmuese në krah të kryetarit

Strategjia e Bashës me Këshillin Kombëtar, Berishës i mbeten vetëm 15 emra besnikë, pjesa dërrmuese në krah të kryetarit

Strategjia e Bashës me përzgjedhjen e 300 anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar duket se ka rezultuar efikase. Kur erdhi në krye të Partisë Demokratike thuajse tetë vite më parë, kryedemokrati Basha nis një reformë të thellë, duke përjashtuar dhe larguar nga partia pjesën më të madhe të themeluesve, zërave kritikë dhe atyre që njiheshin si besnikë të ish-kryeministrit Berisha.

Por këtë të shtunë kreu i PD, Lulzim Basha u dha dorën e fundit spastrimeve rrënjësore në PD, ku njerëzit e pozicionuar pranë ish-kryeministrit Sali Berisha mbetën jashtë Partisë Demokratike. Gazeta gjatë këtyre ditëve ka sjellë për lexuesin me emra dhe fakte se si kryedemokrati Basha reformoi partinë nga ithtarët berishistë, ndërkohë që sot u ka bërë një analizë 300 emrave që kanë veshur kostumin e anëtarit të Këshillit të PD, ku thuajse të gjithë janë njerëz të liderit demokrat, ndërsa njerëzit e Berishës mund t’i numërojmë me gishtat e dorës.

Berishës i mbeten vetëm 15 emra besnikë

Kështu, sipas përllogaritjeve, rezulton se në Këshillin Kombëtar përveç ish-presidentit Bujar Nishani, ish-kryeministri Sali Berisha ka vetëm 15 njerëz të tij. I pari është ish-badigardi i Berishës, Agron Kuliçaj, ndërsa emri i dytë është Avenir Peka, i cili ka pasur detyra të larta kur qeverisnin demokratët.

Po ashtu, mes emrave që janë në Këshillin Kombëtar dhe që pozicionohen krah ish-kryeministrit Berisha janë edhe ish-deputeti, i cili në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit arriti të merrte mandat në Qarkun e Elbasanit për Partinë Demokratike, Dashnor Sula. Sakaq edhe Dashnor Aliko është zgjedhur anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, i cili në kohën e Berishës ka qenë kreu i Komunës së Lazaratit në Gjirokastër.

Ndërkohë, në Këshill është edhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri e deputeti, Genc Pollo. Ndërkaq, dy emra që janë besnikë të Berishës dhe që janë në Këshillin Kombëtar janë ish-kreu i Bashkisë së Vorës, Fiqiri Ismaili dhe ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka.

Gjithashtu, në Këshill që njihen si njerëz të Berishës janë edhe ish-ministri Tritan Shehu; ish-këshilltarja e liderit demokrat, Suzana Guxholli apo ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj. Pra, nga 300 anëtarë që ka Këshilli Kombëtar të Partisë Demokratike, vetëm 15 persona janë njerëz të ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi 285 të tjerët mund të themi që janë besnikë të kreut të PD, Lulzim Basha.

Nga ana tjetër, ndër fituesit e shpallur dhe që janë anëtarë të Këshillit Kombëtar, janë, futbollisti Andi Lila, ish-kandidatja për deputete Lediana Fratari, ish-kryepolici Ahmet Prençi, eksperti për çështjet zgjedhore, të cilin Basha e vuri përballë në betejën e PD për ankimimet zgjedhore Marash Logu, por edhe deputetja e opozitës së re që mori mandatin, pasi PD doli jashtë Parlamenti, Elda Hoti do të jenë pjesë e këshillit.

Të tjera emra risi janë artisti Robert Budina, aktori i humorit Julian Deda, ashtu sikurse edhe moderatorja Oriela Nebijaj. Këtë janë besnikë të Bashës. Kujtojmë që sipas Statutit nga 300 emra minimalisht 90 janë gra dhe vajza dhe 45 anëtarë të Forumit Rinor të PD.