osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Grida Duma: Rama i ka futur dorën në xhep Becchettit, koha të paguajë! Becchetti ka të drejtë

Grida Duma: Rama i ka futur dorën në xhep Becchettit, koha të paguajë! Becchetti ka të drejtë

Grida Duma thotë se kryeministri Edi Rama duhet të paguajë nga paratë e tij për çështjen e hapur me biznesmenin italian, Francesco Becchetti.

Përmes një postimi të ndarë në rrjetin social ‘Facebook’, deputetja e ardhshme shkruan se kryeministri Rama është përgjegjës i drejtpërdrejtë për dëmin ekonomik prej 110 milionë euro që do të paguajnë familjet shqiptare nga xhepat e tyre për Becchettin.

Sipas saj, për të shlqyer këtë borxh, çdo shqiptar, nga një i porsalindur deri tek çdo pensionisit, do të paguajmë 45 mijë lekë të vjetra, teksa shkrimin e shoqëron edhe me një video.

Postimi i Grida Dumës:

Edi Rama mund të përpiqet t’i fshihet të vërtetës, por nuk e zhbën dot atë. Ai është përgjegjësi i drejtpërdrejtë për dëmin ekonomik prej 110 milionë euro që do të paguajnë familjet shqiptare nga xhepat e tyre.

Secili prej nesh, nga një i porsalindur deri tek çdo pensionisit, do të paguajmë 45 mijë lekë të vjetra.

Para këto, që mund të shkonin për shkolla, spitale, rrugë, për ndihmë ekonomike për njerëzit në nevojë, për të blerë ushqime, por do të shkojnë për të dëmshpërblyer luftën personale të Ramës me median.

Shteti i kapur nga korrupsioni u përdor për këtë luftë personale, prandaj përgjegjësit e kësaj fature prej 110 milionë euro duhet të shkojnë para drejtësisë.

Mjaft kanë paguar shqiptarët për dëmet ekonomike të shkaktuara nga një pushtet i korruptuar deri në palcë. Është koha të paguaj Edi Rama!

Por pavarësisht vendimit të Arbitrazhit, kreu i qeverisë ka deklaruar se Bechetti (pa i përmendur emrin) publikisht, se nuk do të marrë asnjë lekë nga Shqipëria, por do të marrë atë që nuk thuhet.

“Një gëzim i neveritshëm e ndërkohë, një përpjekje po kaq e neveritshme për të nxitur e për të motivuar ata, të cilët janë ndjekësit e tyre me sytë dhe me veshët top, por me mendjen tapë nga dokrrat, broçkullat dhe helmi i tyre, duke arritur të shpërndajnë edhe trakte lart e poshtë, natën, nëpër Tiranë, se tani shqiptarët do paguajnë nga xhepi një gjobë 110 milionë.

Unë nuk mund t’i them si e qysh, unë mund t’i them vetëm kaq, që ai marifetçiu, bashkë me Ilirin dhe Saliun do marrin atë që nuk thuhet, do marrin atë që nuk hahet, që mbetet por nuk hahet, asgjë tjetër nuk kanë për të marrë nga xhepi i shqiptarëve dhe nga Shqipëria, sepse lufta kundër atij marifetçiu të paskrupullt vazhdon derisa sa të ulet para drejtësisë shqiptare dhe italiane i fshehur si fallsifikator, mashtrues dhe në kërkim ndërkombëtarë”