osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Pedagogu Prifti: Opozita e sotme është rreziku më i madh kombëtar që i cenohet shoqërisë shqiptare, jo Rama

Pedagogu Prifti: Opozita e sotme është rreziku më i madh kombëtar që i cenohet shoqërisë shqiptare, jo Rama

Pedagogu Rezart Prifti tha se pandemia e koronavirusit vetëm sa e ka përkeqësuar situatën tepër të rënduar ekonomike në të cilën ndodheshin shqiptarët.

“Asnjë prej partive në fushatë nuk u tha shqiptarëve si do të reduktojë varfërinë, por u tha që këtyre të varfërve që janë do t’u rrisë rrogën minimale në kurriz të të tjerëve.

Për të përcaktuar minimumin e nivelit jetik, nuk ka nevojë për studime, por mjafton që një person nga INSTAT të dalë dhe të pyesë për çmimet e produkteve të shportës dhe brenda ditës del shifra.

Çështja është si do të zhvillohet ekonomia e qëndrueshme sepse këta dalin vetë nga minimumi jetik, nuk i nxjerr shteti”, tha Prifti, i ftuar në Ditarin e mëngjesit në A2.

Sipas pedagogut, as qeveria nuk e ka prioritet rritjen ekonomike të vendit, që do të shërbente për përmirësimin e jetës së shqiptarëve.

“I gjithë kabineti është në fazën e “konkuistadorit”. Janë në garë kush do të bëhet ministër. Do të emërohen të rinj që nuk e kanë idenë çfarë do të bëjnë.

Vetë Rama po mendon për mandatin e katërt. E ka këtë të mirë, e ka vizionin afatgjatë. i heq kapelën për këtë. Punon me vizion, plan dhe ekip”, tha Prifti.

Ai kritikoi gjithashtu opozitën, për qasjen e saj.

“Opozita është rreziku më i madh kombëtar që i cenohet shoqërisë shqiptare, sepse rrezikojmë që të kemi zotin Rama edhe për 4 vite të tjera.

Në 3 dekadat e fundit, PS ka kaluar 4 breza, ndërsa PD, 0 breza. Tani nuk ka një subjekt që t’i bëjë kritika dhe i bën vetë. Opozita është e pabesueshme.

Nuk është çështja te denoncimet, por personat që e përfaqësojnë opozitën. Kërkon drejtësi, por drejtësi nuk ka vetë, kërkon luftë kundër korrupsionit por është e krimbur vetë”, tha Prifti, ish-anëtar i Kuvendit të PD.