Një shaka, e cila është interpretuar gabim, ka sjellë përleshje fizike mes pesë të rinjve në një lokal në Lerchenfelder Gurtel, në Austri.
Nga përleshja fizike e pesë personave, dy kanë mbetur të plagosur rëndë.
Një 29-vjeçar serb kur u fut mëngjesin e së enjtes në një lokal pa se kishte vetëm burra, dhe drejtoi pyetjen me shaka: “Mos është ndonjë parti pederastësh?”
Kjo ishte pyetja nga e cila tre të rinjtë (22,27,30 vjeç) që ndodheshin aty do të ndiheshin të ofenduar, e do t’i bënte më pas që të sulmonin fizikisht të riun serb 29-vjeçar dhe shokun e tij, po serb.
Njëri nga sulmuesit, 30 vjeç, përdori edhe një shkop teleskopik. Dy të lënduarit morën fraktura në krahë, tronditje, hematoma dhe plagë.
Këto të fundit arritën të iknin nga restoranti dhe të informonin policinë. Në momentin që oficerët ndaluan në vendin e ngjarjes, ata u hasën me tre të dyshuarit që po tentonin të largoheshin. Krahas arrestimit të tre të rinjve, policia arriti të sekuestronte edhe mjetin e përdorur si armë.
s.a/dita