Aksidenti tragjik i Velipojës, i cili i mori jetën 4 pjesëtarëve të familjes Preka është ndër më të përgjakshmit e shkaktuar në rrugët shqiptare.
Pasi në aksident humbën jetën 3 ëngjëj të vegjël, fëmijët e mitur të familjes Preka dhe i ati i tyre.
E mbijetuara e vetme e aksidentit është Evis Preka, nëna e fëmijëve, shkruan ShkodraNews.
Në vendin ku ndodhi aksidenti fatal, në aksin Shkodër-Velipojë, familja Preka ka ngritur një përmendore në kujtim të viktimave të aksidentit të natës së 18 shkurtit të këtij viti.
“Eh mor Vllai jem ca na bane kshu o jeta e motres na shkatrrove per kte jet 💔💔💔💔
Qofsh ne mbreterin e te madhit zot o engjejt e mi 🙏🙏🙏”, shkruan Gonxhe Preka, halla e fëmijëve që mbeten viktima në aksident. /ShkodraNews