Ndërsa po pinin ujë nga një lumë në Parkun Nacional Kruger të Afrikës së Jugut, më i vogli prej tufës së elefantëve ka rënë në ujë.
Meqenëse nuk mund të dilte, të gjithë janë angazhuar që ta ndihmojnë të largohej prej bregut ku rrëshqiste në baltë të butë, transmeton Telegrafi.
Madje, njëri prej tyre ka hyrë në ujë dhe është përpjekur ta shtynte, teksa të tjerët e përhiqnin me feçka.
Ngjarjen e ka filmuar Jaques Robert, derisa po shëtiste në orët e mbrëmjes në rezervatin ku jetojnë elefantët. /Telegrafi/