Detaje të reja, janë publikuar në lidhje me arrestimin e bosit shqiptar të kokainës, Agim Çerma, i njohur me pseudonimin “Jimmy”, i cili u kap dy ditë më parë së bashku me katër bashkëpunëtorët e tij.
Policia në përfundim të operacionit zbuloi dhe sekuestroi 333 kilogramë kokainë dhe 2 miliardë pesos, rreth 450 mijë euro.
Ndërkohë së fundmi, mediat kolumbiane kanë publikuar edhe pamjet se si lëvizte shqiptari në Kolumbi duke u kamufluar se po shiste produkte kozmetike, por që në fakt merrej me trafikimin e drogës.
‘Fluturon’ kurba në Shqipëri! Numri i të infektuarve në vend rritet shpejt, ministria zbardh shifrat më të fundit
Mediat bëjnë me dije se në shtëpinë e Çermës është gjetur edhe një kasafortë plot.
Sipas autoriteteve kolumbiane trafikanti shqiptar ishte në krye të veprimtarisë kriminale dhe bashkëpunonte me grupet më të rrezikshme të Kolumbisë.