Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas takimit të zhvilluar në Bruksel mes pasardhësit të tij në detyrë, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.
Haradinaj thotë u zhvillua edhe një tjetër takim i padobishëm ndërsa ngul këmbë për përfshirjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në tryezën e dialogut, ndryshe sipas tij, Kosova do të humbasë shumë:
“Edhe një takim koti i dialogut Kosovë-Serbi. Kryeministri i Kosovës ka vendosur që të mos bëjë asgjë në këtë proces.
Ai nuk po don me e kuptu se pa përfshirjen e SHBA, dialogu është i vdekur. Ai nuk po don me e kuptu se me Borelin e Lajçakun është në qorrsokak.
Sa më larg të shtyhet përfshirja e një emisari amerikan në dialog, dëmi do të jetë më i madh, edhe për Kosovën edhe për Kryeministrin!
Po të ishte Amerika në dialog, tashmë do të ishim në prag të marrëveshjes përfundimtare!
A ka njeri që mund t’ia shpjegojë këtë Albin Kurtit!?”