osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Protesta në Lungomare, Ilir Meta: Dhuna, e papranueshme dhe e dënueshme

Protesta në Lungomare, Ilir Meta: Dhuna, e papranueshme dhe e dënueshme

Ilir Meta ka reaguar pas protestës që bënë mbrëmjen e së dielës bizneset në Lungomare të Vlorës kundër muzikës që ndalohej në orën 22:00.

Meta thotë se po ndjek me vëmendje situatën dhe u bën thirrje autoriteteve që të dëshmojnë ndjeshmëri dhe përgjegjësi në adresimin e çështjeve që shqetësojnë biznesin.

Ai shprehet se dhuna ndaj grave dhe vajzave është e papranueshme dhe e dënueshme. Sipas Presidentit, dialogu i sinqertë dhe bashkëpunimi nga ana e shtetit ofrojnë mundësinë për arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme.

“Duke ndjekur me vëmendje dhe vlerësuar situatën shqetësuese të krijuar mbrëmë në Vlorë, i bëj thirrje Policisë së Shtetit, autoriteteve dhe institucioneve përgjegjëse të dëshmojnë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve, që shqetësojnë biznesin, në përputhje me kuadrin ligjor.

Protestat paqësore janë një e drejtë, që garantohet nga Kushtetuta. Dhuna e pajustifikuar dhe shporporcionale ndaj sipërmarrësve dhe qytetarëve, në veçanti ndaj grave dhe vajzave është e papranueshme dhe e dënueshme.

Jo arroganca dhe arbitrariteti, por dialogu i sinqertë dhe bashkëpunimi i ofruar nga shteti ofrojnë patjetër mundësi për arritjen e një zgjidhjeje të pranueshme. Kurrsesi Vlora nuk e meriton një trajtim të tillë”, shkruan Meta.

Një pjesë e bizneseve turistike në qytetin e Vlorës kanë protestuar dje kundër vendimit në fuqi që ndalon muzikën në lokale apo ambiente të tjera publike pas orës 22:00.

Duke shprehur shqetësimin e tyre se ky vendim po i dëmton biznesin duke u larguar klientët, ata mbrëmjen e djeshme, teksa ka hyrë në fuqi rregulli i ndalimit të muzikës, kanë vendosur himnin kombëtar.

Por kjo nuk ka penguar forcat e rendit që të kërkojnë respektimin e vendimit dhe të vendosin masa administrative për bizneset që nuk e kanë respektuar atë. Policia ka bërë shoqërimin në komisariat të disa prej tyre, të cilët pasi kanë dhënë sqarimet e nevojshme janë lënë sërish të lirë pas mesnate.