osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kulmi i ndershmërisë! Shoferi humb dhe gjendet pas katër ditësh i uritur, kur kamionin e kishte të mbushur me patatina! (Foto)

Kulmi i ndershmërisë! Shoferi humb dhe gjendet pas katër ditësh i uritur, kur kamionin e kishte të mbushur me patatina! (Foto)

Një shofer kamioni nga Oregon – SHBA, Jacob Cartwright, ishte nisur të dërgonte një ngarkesë me patate të skuqura javën e kaluar – dhe katër ditë më vonë, ai më në fund doli nga labirinti.

Dhe, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, megjithëse ishte humbur dhe kishte mbetur i vetëm, në një “vend të largët dhe malor”, Cartwright nuk preku ushqimet që po transportonte.

Siç bëhet e ditur, 22-vjeçari punon për një kompani të quajtur Little Trees Transportation.

Mediat e huaja rrëfejnë se ai u largua me një kamion plot me patate të skuqura, duke ndjekur GPS-in e tij përgjatë rrugës – të paktën ai filloi në atë mënyrë. Por, Cartwright shpejt e gjeti veten jashtë rrugës, duke mbetur i mbërthyer në një pyll.

Ai ka thënë se makina e tij filloi të rrëshqiste drejt një argjinature të pjerrët në dëborë dhe baltë, dhe ai ndjeu se ishte e pasigurt që të përpiqej të lëvizte më tej automjetin. Kështu që ai doli dhe eci. Policia e Shtetit të Oregonit thotë se Cartwright u ngjit në një lartësi goxha të lartë.

Kur Cartwright u raportua i zhdukur, një ekip i kërkimit dhe shpëtimit dhe policia e shtetit punuan së bashku për ta kërkuar atë.

Madje Policia e Shtetit në Oregon nxori edhe një njoftim për shtyp më 26 prill.

“Kontakti i fundit ishte më 24 prill në rreth 5:30 të mëngjesit, kur ai ishte në zonën e Pendleton”, thuhej në deklaratën e policisë së shtetit.

Siç kanë bërë të ditur autoritetet, një hetim fillestar zbuloi GPS i Cartwright kishte dështuar. Sistemi e dërgoi atë në male, ku ka pak ose aspak shërbim të celularit.

Por për fat të mirë ai ia kishte dalë të “dilte në rrugë”, pas së cilës gjë kishte shkuar në një spital, për vlerësim mjekësor.

Ai u tha autoriteteve se ai nuk ishte i sigurt se ku ishte humbur, por tha se rruga ku kishte udhëtuar filloi me një “G”.

Një helikopter policie nga Oregon Sate u vendos për të kërkuar kamionin e Cartwright dhe automjeti u gjet përfundimisht rreth 21 milje nga vendndodhja e fundit e njohur e Cartwright. /Telegrafi/

View image on TwitterView image on TwitterView image on TwitterView image on Twitter