Ambasadorja Yuri Kim ka dalë me një mesazh të koduar për politikën shqiptare, i cili vjen 2 ditë pas Kuvendit Kombëtar të PD-së, ku u demonstrua një mbështetje e hapur për ish-0kryeministrin Sali Berisha.
Përmes një postimi në Twitter, Kim shkruan se duhet të zgjedhim të ardhmen mbi të kaluarën dhe se historia duhet të na shërbejë si një shkollë nga e cila merren mësime dhe jo si një burg.
“Shumë diskutime këto ditë rreth historisë. Kur shohim përreth botës, shohim se e ardhmja u përket atyre që e kuptojnë historinë si një shkollë nga e cila duhet të merren mësime – jo një mauzole ose, më keq, një burg që bllokon të gjallët në të kaluarën. Le të zgjedhim të ardhmen mbi të kaluarën.”-shkruan Yuri Kim.