osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kosta Grillo: Thoma Gëllçi abuzime pa fund në krye të RTSH! Në 5 vjet plaçkiti paratë e shqiptarëve: Ja si më kërcënoi me jetë dhe iku si frikacak në SHBA!

Kosta Grillo: Thoma Gëllçi abuzime pa fund në krye të RTSH! Në 5 vjet plaçkiti paratë e shqiptarëve: Ja si më kërcënoi me jetë dhe iku si frikacak në SHBA!

Ikona e gazetarisë sportive dhe komentatori i njohur sportiv, Kosta Grillo ka folur pa dorashka rreth një konflikti të nisur disa vite më parë mes tij dhe ish-drejtorit të Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi, i cili ka degjeneruar në kërcënimin me jetë të Grillos.

Ky i fundit pak ditë më parë është kërcënuar me jetë nga njerëz pranë Gëllçit dhe i ndodhur në mes të kësaj vorbulle të paprecedentë, emblema e RTSH-së, zoti Grillo iu drejtua dyerve të Policisë së Shtetit, ku ka bërë një denoncim në lidhje me kërcënimin ndaj tij.

Por për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarje tepër të rëndë, gazeta, foli me gazetarin e njohur Grillo. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, akuzoi ish-drejtorin e Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi se ka abuzuar pa fund në krye të RTSH dhe se sipas tij, në 5 vjet plaçkiti paratë e shqiptarëve.

Po ashtu, ai ka zbuluar edhe detaje se si u kërcënua me jetë nga zoti Gëllci që më pas, siç thotë gazetari i njohur, iku si frikacak në SHBA.

-Zoti Grillo, ju keni dhjetëra vite si komentator futbolli dhe jeni një nga emblemat e RTSH. Por pak javë më parë në media ka qarkulluar një lajm që ju jeni kërcënuar me jetë nga ish-drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi. Mund të na thoni si qëndron e vërteta?

Shiko unë kam qenë njeriu që kam publikuar dhe botuar në të gjithë shtypin dhe portalet shqiptare për bëmat, shkeljet, vjedhjet, korrupsionin e plaçkitjen që ish-drejtori Thoma Gëllçi i ka bërë RTSH se gjatë drejtimit të tij dhe shpërdorimit pamasë të parave të popullit dhe taksapaguesve të vendit tonë. Për këtë arsye çomleku se kështu i thërras unë ose paçe-pilafi që i ka qejf shumë ai kusar kishte vendosur që të rikandidonte për drejtor të RTSH.

Se në zgjedhjet e shtatorit plus që nuk lëshonte as karrigen edhe pse i kishte përfunduar mandati dhe duke parë se unë isha i vetmi që i isha kundërvënë me fakte e të vërteta në opinionin publik vuri një person që u paraqit si vëllai i ish-drejtoreshës së burimeve njerëzore më duket, të cilën se njoh fare dhe nuk kam asnjë lidhje apo armiqësi me të, e quajtur Yllka Gjollesha…

Personi në fjalë që emrin s’ma tha, por mesa di unë ka qenë përfitues i disa punimeve në RTSH në bashkëpunim me Thoma Gëllçin… Ai më telefonoi një mbrëmje dhe më tha se unë jam dibran dhe ne i presim drutë shkurt (dibranet) duhet të mos shkruash dhe të botosh asgjë kundër motrës sime (që unë s’kam shkruar a botuar kurrë kundër saj), por edhe kundër ish-drejtorit sepse do kisha probleme.

Menjëherë vajta në Rajonin Nr 2 të kryeqytetit dhe bëra padi zyrtare kundër Gëllçit dhe personit pa emër të cilit i kisha vetëm nr e telefonit me të cilin më mori.

-Ju keni marrë një telefonatë. Pse pretendoni se pas personit që ju ka telefonuar fshihet Gëllçi?

Unë u binda që pas telefonatës ishte Thoma Gëllçi sepse i thashë telefonuesit që unë me Yllkën, motrën tuaj s’kisha as njohje as kisha problem me të kurrë se në 2018-ën kur u largova nga RTSH. Ajo s’kishte ekzistuar dhe s’kisha pse të kisha probleme me të duke qenë se s’më kishte bërë gjë mua… unë se njihja fare…bile i thashë me ço çfarë kam postuar kundër saj… dhe personi nga ana tjetër e tel më tha po ja edhe kundër Thomait, etj. Mos guxo të publikosh e botosh gjë. Kështu që sigurisht Thoma Gëllci ose Çomja i RTSH-së ishte padyshim kërcënuesi.

-Ju keni bërë dhe një denoncim në polici. Ka ndonjë zhvillim deri tani?

Bëra padinë te një zonjë që më priti shumë mirë në Polici, por që nga ajo ditë e deri më sot nuk kam asnjë lloj njoftimi si privatisht apo zyrtarisht… Natyrisht do i pres dhe pak… Pastaj do u drejtohem ambasadave të USA-s dhe gjithë të tjerave që janë të akredituara në vendin tonë si edhe në instanca ndërkombëtare.

-Vetë Gëllçi ka reaguar dhe e ka mohuar, madje dhe ju ka ironizuar. Keni një koment për qëndrimin e tij?

Çomleku të nesërmen e padisë sime i lajmëruar nga të tijtë u nis urgjentisht për në USA ku edhe jeton bashkë me familjen e tij… dhe duke qenë i pacipë, kusar dhe mashtrues njëkohësisht nxori një status që deklaronte se mua smë njihte dhe ai ishte në USA prej disa ditësh… gjë që nuk është e vërtetë sepse sistemi TIMS dhe njerëzit që e çuan në aeroport me urgjencë që t’i shmangej skandalit e kanë treguar ditën e largimit të tij që përkojnë me një ditë pas padisë sime dhe jo në atë që pretendon ai.

– Në viti 2018 juve ju larguan nga RTSH në mos gaboj. Pse ky vendim i ish-drejtorit Gëllçi?

Ja pra pyetja juaj ishte një përgënjeshtrim i ironisë së Çomlekpaçepilafit në statusin e tij që gjasme mua s’më njihte dhe unë kurrë nuk kisha punuar në RTSH. Hajdut me çizme ka një të drejtë. Unë nga 1991 kurrë nuk kam marrë rrogë në RTSH deri në 2018, por kam punuar vetëm me honorar me tepër honorifik jo shumë parash që s’më kanë takuar… Pra paguhesha vetëm për 90 minuta, ndërsa Çome hajduti në 4/5 vjet e plaçkiti RTSH-në duke vjedhur e gllabëruar lekët e shqiptarëve.

Gjithsesi ai duke i kryer vjedhjet dhe plaçkitjet së bashku me Pano Xhixhon një ish-notar dhe një ish-drejtues i një gazete bastesh dhe ë drejtonte në atë periudhe sportin në RTSH mbase nuk deshën të më kishin mua nëpër këmbë plus që Pano Xhixho solli nga rruga një njeriun e tij të afërt, i cili as në Radio Delvina s’kishte komentuar ndonjëherë në jetën e tij duke më luftuar mua…

-Ç’mund të na thoni për situatën në RTSH kur ky institucion drejtohej nga Thoma Gëllçi?

Pra Thomai dhe Pano dyshja e pandarë gjatë 24 orëve arritën të kryejnë shumë vjedhje së bashku, por skandalin më të madh e kryen me blerjen e së drejtës së transmetimit të një ndeshjeje të Champions League që nga muaji shtator… Skandal që edhe unë e publikova, por edhe zoti Taulant Balla e ngriti në Kuvendin e Shqipërisë… Flitet për shifra skandaloze që taksapaguesit shqiptarë do u vidhet pa masë në sezonin e ri…

Gjë që nëse nuk e ndalojnë sot e më tutje, kryetari i ri këshillit drejtues të RTSH-së, zoti Leka Bungo apo drejtori i komanduar i RTSH-së zoti Martin Leka atëherë unë do ta depozitoj në SPAK… Jam në pritje të reagimit të tyre. Ky ishte vetëm një fakt i vetëm, por Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka kapur shkelje e skandale të panumërta të ish-drejtorit Thoma Gëllçit dhe për këtë arsye njerëzit që e sollën nga USA në Tiranë i thanë ik andej nga ke ardhur se ndryshe do përfundosh në SPAK…

Prandaj edhe kusari me çizme pa u zbardhur dita… ia mbathi si nje qen i rrahur. Unë i shkruajta në statusin e vet që ai e fshiu… Hajde shkojmë të 2 në RTSH dhe të shohim se si ty do të të pështyjnë 90/100 e punonjësve, të cilët bënë festë kur u largua ai… Ndërsa mua që të gjithë në RTSH më respektojnë dhe më përgëzojnë mua për luftën e drejtë që kam bërë dhe do të vazhdoj ta bëj deri në fund.

-Juve ju hoqën nga puna dhe siç pretendoni pa të drejtë. A e ktheu Gëllçi RTSH në një vend qokash e punësimesh nepotike?

Unë eci natë e ditë me këmbë nëpër Tiranë e në të gjithë Shqipërinë dhe kurdoherë ndjej dashurinë e respektin që kanë njerëzit për mua… Zërin ta njohim fytyrën jo… sepse unë kurrë nuk e shfrytëzova për interesin tim personal pasionin dhe dashurinë që kam për komentin dhe po të shkoni në financat e RTSH-së e të shikoni se sa lekë kam përfituar nga kjo punë… do më quani të çmendur…

Qysh nga viti 1991 deri në 2018… shkoni ju lutem e vërtetoheni… Në ndeshjet jashtë Shqipërie të Kombëtares që kam komentuar kam paguar nga xhepi im sepse dietat janë 40/50 usd në ditë. A e imagjinoni ju se si mund të kalosh një ditë jashtë Shqipërie me kaq lekë??? Por unë jam i privilegjuar sepse siç thashë kam komentuar me shpirt e zemër gjatë gjithë karrierës sime televizive…

Intervistoi: Rigels Seliman