Takimi i dytë në Bruksel midis Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, është shoqëruar me tensione.
Vuçiç, gjatë takimit me Kurtin dhe përfaqësuesit e BE-së, Joseph Borell dhe Miroslav Lajçak, të cilët ndërmjetësojnë dialogun, ka paraqitur dokumente dhe fakte, ku sipas tij vërtetojnë terrorin që shqiptarët kanë ushtruar ndaj serbëve në Kosovë.
Lista përfshin gjithashtu objektet e Kishës Ortodokse së Serbisë shtëpi dhe prona të tjera private të serbëve që ishin në shënjestër të shqiptarëve. Gjithashtu, në mënyrë kronologjike, ka incidente në të cilat serbët u sulmuan gjatë vitit 2021, ku u rrezikuan siguria, jeta, shëndeti dhe e drejta e tyre për lëvizje, shkruan media serbe Alo.