Një video po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale. Një burrë austriak ka bërë një akt heroik, teksa ka rrezikuar jetën e tij për të shpëtuar një çift turk në qytetin Hallein.
Ky është një qytet afër kufirit të vendit me Gjermaninë është një nga vendet më të goditura nga përmbytjet e kësaj jave.
Kur reshjet e shiut shkaktuan përmbytje në qytet, një çift e gjeti veten përballë një zgjedhjeje të vështirë. Të kalonin rrugën ku ndodhej restoranti i tyre për të arritur një vend të sigurt ose të qëndronin aty. Ata vendosën të kalonin nëpër ujërat e furishme, por pa marrë parasysh se mund të rrezikonin jetën e tyre.
Në atë moment, një burrë u hodh në ujë dhe e tërhoqi çiftin në një vend të sigurt pas një beteje të rëndë. Videoja e shpëtimit u nda nga zëvendësministri i Jashtëm turk, Yavuz Selim Kuran, i cili gjithashtu lëshoi një falënderim në internet për “burrin hero”.