Publikohen pamje nga momenti i arrestimit të këngëtares Fjolla Morina në Prishtinë.
Këngëtarja është pikasur në lokalin e saj në lagjen Emshir të kryeqytetit, ku dhe është arrestuar më pas nga efektivët e policisë.
Kujtojmë se Fjolla është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri. Pritet ekstradimi i saj në Shqipëri megjithëse Shqipëria nuk ka marëveshje për ekstradimi me Kosovën.
Rast flagrant është ai i ndalimit të Babales, i cili jo që nuk u ekstradua por u ndihmua të largohej nga Kosova dhe të kërkonte azil në Belgjikë.