Një lëkundje e fortë tërmeti u shënua 20 minuta pas mesnatës në vendin tonë. Lëkundja me magnitudë 4.0 e shkallës rihter u regjistrua pranë fshatit Hoçit të Korçës.
Thellësia nga epiqendra është vetëm 2 kilometra ndaj dhe lëkundjet janë ndjerë edhe përreth. Për fat të mirë nuk ka patur të dhëna për persona të lënduar.