osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Nga Kuvendi i PD-së Berisha zbythet me “sfidat” antiamerikane! I jep mbështetje Bashës dhe lajmëron se nuk do rikthehet ne zyrën e SHQUP-it

Nga Kuvendi i PD-së Berisha zbythet me “sfidat” antiamerikane! I jep mbështetje Bashës dhe lajmëron se nuk do rikthehet ne zyrën e SHQUP-it

Shpallja “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit duket se i ka futur të dridhurat ish-kryeministrit Sali Berisha.

Pas 19 majit kur lajmi se Berisha ishte shpallur person i padëshiruar nga amerikanët mori dhënë, ish-lideri demokrat është shfaqur tejet protagonist, ku thuajse çdo ditë tregon se është energjik, ndërkohë që përveçse u shpalli “luftë” SHBA-ve, dha sinjale se do të rikthehet në krye të PD.

Por sot që flasim gjërat kanë ndryshuar dhe zoti Berisha ka kthyer pllakën. Teksa ndodhej këtë të shtunë në ambientet e Pallatit të Kongreseve ku u mbajt Kuvendi Kombëtar i demokratëve, ish-lideri demokrat “iu ka shkelur syrin” amerikanëve.

Berisha u shkel syrin amerikanëve, i jep mbështetje Bashës

Përmes pranisë së tij në Kuvend dhe shtrëngimit të duarve me kryedemokratin Lulzim Basha, Berisha ka treguar se ai nuk ka ambicie për t’u rikthyer në krye të selisë blu. Lëvizjet e ish-kryeministrit tregojnë qartë se e ardhmja e tij në politikë nuk do jetë shumë e gjatë, ndërkohë që me mbështetjen që i dha Bashës, u dërgoi një mesazh amerikanëve se jetë e mot në krye të Partisë Demokratike do të keni atë dhe se ai nuk ka ndërmend të shkelë e madje zhbëjë paktin e vitit 2013, kur u largua pa kthim nga PD-ja.

Pra, ofensiva amerikane ndaj tij, ka bërë që Berisha të rishikojë qëndrimin e tij, ndërsa ka zëra se ai edhe deputet i Kuvendit të Shqipërisë nuk mund të jetë për një kohë të gjatë, pasi pritet të japë dorëheqjen para konstituimit të Parlamentit të ri ose pak kohë më pas.

Këtë strategji, Berisha po e ndjek, sepse dëshiron që problemet e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mos i mbifaturohen edhe Partisë Demokratike. Megjithatë, ky ndryshim kurs 180 gradë nga ana e Sali Berishës, ka mërzitur dhe zhgënjyer sektin “berishist” që ëndërronte rikthimin e ish-liderit demokrat në krye të selisë blu. Sekti në fjalë kërkonte rikthimin e Berishës dhe kaos, por Berisha nuk ua bëri dot këtë ëndërr realitet, pasi i dha mbështetje absolute Bashës dhe në të njëjtën kohë iu shtriu dorën amerikanëve, duke iu thënë:

“Shiko se unë, deklarata ime për rikthimin në krye të PD nuk është më në fuqi dhe se timonin e Partisë Demokratike e ka Lulzim Basha që ka mbështetjen time”. Ndërkohë, nga Kuvendi Kombëtar, ish-kryeministri Berisha foli edhe për betejën e tij ligjore ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken.

Gjatë një prononcimi për mediat, Berisha theksoi se procedurat gjyqësore nuk janë në emergjencë kështu që po merret gjithë koha e duhur për të përfunduar. Sipas tij, çështja është në hapat finalë të dorëzimit të padisë tek gjykatësi.

“Procedurat gjyqësore nuk janë procedura emergjente, unë kam shumë besim tek avokati im, mund t’ju them se jemi në hapat final para dorëzimit të padisë tek gjykatësi. Unë qëndroj besimplotë te drejtësia”, tha ai.

Ashtu si gazeta e ka paralajmëruar, Berisha duket se nuk ka nisur ende ndonjë padi ndaj Blinken, por këto janë skenare të tij vetëm për të kërcënuar apo për të fituar kohë.