Ndërkohë që në Shqipëri po gëlojnë të gjitha mediat, pas zhvillimeve më të fundit politike me dorëzimin e papritur të mandatit të deputetit nga Saimir Tahiri, kreu i PD-së Lulzim Basha duket se po shijon çaste qetësie.
Në këtë foto të siguruar nga Newsbomb.al, Basha duket teksa qëndron i lulur në karriget e Aeroportit të Vjenës.
I pafat, kreu i PD-së ka humbur avionin e drekës dhe është detyruar të presë me orë të tëra për t’u kthyer në Shqipëri me fluturimin e orës 23:00.
Për të vrarë kohën, Basha duket se ka shfletuar një libër, ndërsa po qëndron i përditësuar me ç’po ndodh në Tiranë përmes celularit të tij. /Newsbomb.al