osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Saimir Tahirin mund të arrestohet vetëm nëse prokuroria ka prova të reja bindëse

Saimir Tahirin mund të arrestohet vetëm nëse prokuroria ka prova të reja bindëse

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, tashmë do vihet përballë akuzave të prokurorisë së Krimeve të Rënda, si një qytetar i thjeshtë dhe jo më si një deputet i maxhorancës. Teksa ka qëndruar 6 muaj pa folur dhe pa u ekspozuar në media, Tahiri ka vendosur të tërhiqet nga mandati i deputetit të fituar në Qarkun e Tiranës, duke preferuar që betejën me drejtësinë ta zhvillojë si njeri i thjeshtë. Por kjo thjeshtësi që merr Tahiri, pas dorëzimit të mandatit në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, pritet të verë në lëvizje Prokurorinë e Krimeve të Rënda, e cila ka shumë gjasa që të urdhërojë arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm. Varianti i vetëm procedurial që prokuroria mund të përdorë për arrestimin e Saimir Tahirit, pritet të jetë me aplikimin e kërkesës në gjykatë, për caktimin e masës së sigurisë. Ashtu siç dhe ndodhi kur, prokuroria kërkoi ndalimin e daljes jashtë shtetit të Tahirit, duke ja bllokuar pasaportën dhe kartën e identitetit.

Por këtë herë përfaqësuesit e prokurorisë së Krimeve të Rënda, do mund të tregohen më të ashpër, pasi ka shumë gjasa që akuza në ditët në vijim t’i kërkojë gjykatës caktimin e masës së “arrestit në burg”, për ish-ministrin.

Por gjithmonë kjo masë ekstremë, që do të thotë prangosjen dhe futjen në burg të Tahirit, do të vijë duke analizuar të gjithë provat e ardhura nga prokuroria e Katanias në Itali dhe ato që kanë grumbulluar, prokurorët Shqiptarë. Për çështjen “Tahiri”, janë mobilizuar 4 prokurorë, të cilët janë duke hetuar në linja të ndryshme nga njëri-tjetri, kjo për shkak dhe të hetimeve komplekse që paraqet kjo dosje.

Të kontaktuar në telefon,njëri nga prokurorët e grupit hetimor, konfirmoi se javën e ardhshme Saimir Tahiri do të thëritet për të dëshmuar pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Në fakt Tahiri është pyetur në prokurori për çështjen e trafikut të drogës dhe bashkëpunimit të tij me grupin e drejtuar nga vëllezërit Habilaj në Vlorë. Në seancën e parë kanë asistuar në marrjen në pyetje të Tahirit, dy prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi. Por me sa duket, për këtë çështje mund të kenë dalë detaje të tjera dhe nisur edhe nga situata që Tahiri, dorëzoi mandatin e deputetit, pritet që javën e ardhshme ish-ministri i Brendshëm të dëshmojë sërisht në prokurori. Kjo nuk është hera e parë apo e dytë e Tahirit që dëshmon në ambjentet e kësaj prokurorie pasi, ish-ministri, është pyetur nga prokurorët edhe për dosjen voluminoze të Emiljano Shullazit por edhe për çështjen që flet për “skenarin e vrasjes” së deputetit të PS Tom Doshi.

Nëse Saimir Tahiri arrestohet, ai do të jetë ministri i katërt i Brendshëm që burgoset në historinë e Shqipërisë, pasi para tij janë arrestuar ish-ministrat e Brendshëm Koçi Xoxe, Kadri Hazbiu dhe Feçor Shehu.

Vendime për “masa sigurimi”/ Gjykata në dhjetor i bllokoi pasaportën, por Apeli vendosi të lerë të lirë ish-ministrin

Gjykata e Krimeve të Rënda në 12 dhjetor 2017 ka bllokuar pasaportën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në vijim të hetimeve Habilaj dhe për dosjen “Sota”, duke i ndaluar atij daljen jashtë vendit për një periudhë të pacaktuar. Ky vendim i Gjykatës së Krimeve të Rënda i është shpërndarë policisë në pikat e kalimit kufitar. Krahas pasaportës, Tahirit i është bllokuar edhe karta e identitetit, duke bërë të pamundur edhe udhëtimin e tij drejt vendeve fqinje si Maqedoni, Mali i Zi apo dhe Kosovë. Pak ditë më parë, ish-ministri Tahiri udhëtoi në drejtim të Gjermanisë ku tha se vizitoi babain e tij i cili kurohet në një prej klinikave të specializuara atje për një sëmundje të rëndë. Vizita e Tahirit shkaktoi mjaft polemika.

Por jo shumë larg nga vendimi i 12 dhjetorit 2017 Gjykata e Apelit për Krimeve të Rënda, i ka rikthyer pasaportën ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Në këtë mënyrë Apeli i Krimeve të Rënda rrëzon vendimin e Shkallës së Parë, duke i lejuar Saimir Tahirit të drejtën për të udhëtuar jashtë shtetit. Tahiri i shoqëruar nga avokati i tij Maks Haxhia qëndroi atë periudhë në ambientet e gjykatës së Krimeve të Rënda, për rreth 90 minuta. Në përfundim të seancës deputetit i PS-së nuk pranoi që të prononcohej, por avokati Maks Haxhia, bëri me dije se nuk ka asnjë vepër penale dhe s’ka rrezik për tu larguar jashtë vendit. Gjykata vendosi shfuqizimin e dy vendimeve, që ishte vendosur ndalimi i Tahirit për dalje jashtë vendit dhe bllokimi i pasaportës.Gjatë asaj kohe prokuroria për Krimet e Rënda i dorëzoi gjykatës disa përgjime të reja të ardhura nga prokuroria e Katania njohur ndryshe si dosja prej 1600 faqe me hetimet nga grupit të Moisi Habilajt gjatë të cilave përmendet disa herë një përson me emrin “Saimir” që prokuroria dyshon se kemi të bëjmë me ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri.

Përgjimi: Tahiri s’do para, por gjerdanë me diamantë për gruan

Makinën “Audi A8” Moisiu ia bleu me sa lek ka dashur ai. Ja dha me gjithë letra

“Saimiri nuk do para,por xherdanë me diamantë”. Ky është një nga përgjimet e kryera nga prokuroria e Katanias në Itali, ku gjatë një bashkëbisedimi mes dy personave rezulton se Moisi Habilaj ka blerë 15 mijë euro një xherdan për gruan e Tahirit. Në përgjimet e kryera ka rezultuar se personat flasin dhe për fatin e makinës “Audi A8” dhe mënyra se si u ble nga Artani, por që në fakt e përdorte Moisi Habilaj. “Po atë e ka dhënë kështu, në mirëbesim, nuk e ka dhënë…(nuk e përfundon fjalinë, shenimi i hartuesit), Por në të vërtetë, ia ka dhënë Moisiut. Moisiu ia ka blerë me sa ka dashur ai… ia ka blerë”.

Eneo Sulaj, i tregon bashkëfolësit të vet një burrë i paidentifikuar, për atëherë kur shkoi bashkë me Moisi Habilaj pranë dyqanit “Hugo Boss”, që ndodhej në “Corso Italia” në Catania, menaxherin e të cilit ia kishte prezantuar Antonio Riela. Në këtë bisedë dalin në skenë dhe zgjedhjet elektorale, ku Eneo Sulaj thotë se janë të gjitha votat. “Kur shkova atje më thoshte pronari (i dyqanit, shënim i hartuesit) sepse kishte folur me Saimirin…që i kishte kështu…kostumin…. Më tha,zgjedhjet por unë e kuptova sikur po thoshte leksionet. Ndërsa ata me zgjedhjet quajnë votimet. Dhe ai më tha, po zgjedhjet mirë? Dhe unë i thashë…Po çfarë të tha, që shkojnë në shkollë.Çfarë i the?…Dhe ai më thoshte, po jo, jo flet mëqënëse ka folur për Saimirin dhe po pyet për zgjedhjet. Dhe unë i thashë, kanë/Shqiptarja.com