Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka folur pas vendimit të tij për të dorëzuar mandatin e deputetit, një vendim që ngjalli reagime të shumta në politikën shqiptare. Tahiri deklaroi se do të shkojë në burg, nëse do të sigurohen prova se ai ka qenë pjesë e trafikut të drogës.
Në emisionin ‘Të paekspozuar’, në Top Channel, ish-ministri sulmoi dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, teksa tha se nëse do të ishte si ai do t’i quante prokurorët ‘lavirë’
Po ka prova do shkoj në burg, po s’ka … Ka një hetim për deklaratat e Zaganit. Nëse do isha si Saliu do ju thosha prokurorëve ‘jeni lavirë’