osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Arrestimi i Saimir Tahirit: Dorëzohet Hajdarmataj!

Arrestimi i Saimir Tahirit: Dorëzohet Hajdarmataj!

 

Kur kanë kaluar gjashtë muaj nga hetimet që kanë nisur ndaj tij, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka vendosur të largohet nga Kuvendi, duke dorëzuar mandatin e deputetit.

Tashmë Saimir Tahiri është qytetar i lirë dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka duart e lira për të proceduar më tej.

Nuk mund të justifikohen më Krimet e Rënda, se po i pengon politika.

CNA.al ka pyetur kreun e Prokurorisë për Krime të Rënda, Besim Hajdarmataj,  se a do të procedojnë me arrestimin e Saimir Tahirit, ashtu siç ishte kërkuar më herët, pasi tashmë nuk ka imunitet.

Hajdarmataj, ka heshtur dhe as nuk e ka mohuar , por as nuk e ka pohuar arrestimin e Tahirit.

Risjellim në vëmendje se në fund të tetorit të vitit 2017, për dy ditë radhazi, grupi i prokurorëve të krimeve të Rënda të kryesuar nga Hajdarmataj,  kërkoi me ngulm, që t’i hiqej imunitetit Tahirit, në mënyrë që të procedohej me arrestimin e tij.

Në Këshillin e Mandateve, Hajdarmataj, ndërsa kërkonte autorizimin e për arrestimin e Saimir Tahirit, ka folur për prova.

“Kemi bërë verifikime dhe jemi të bindur se ato biseda përputhen. Tahiri, gjatë vitit 2013, duke pasur në pronësi një automjet të tij, e kishte shitur te njëri prej vëllezërve Habilaj. Na ka rezultuar më pas se ky automjet është përdorur sërish nga Tahiri. Ne kemi ardhur për të kërkuar thjesht heqjen e imunitetit që në çdo moment të jetë i ekspozuar ndaj një mase sigurie të mundshme. Saimir Tahiri akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike i kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë të shtetit”, ka thënë Hajdarmataj para Këshillit.

Përgjatë gjithë këtyre muajve Krimet e Rënda dy herë radhazi kanë kërkuar shtyrjen e afateve hetimore, ndërsa po mbajnë shpresa dhe tek letërporositë e dërguara në Itali dhe Greqi.

Por, duket se gjithçka ka qenë një skenar, madje pa prova për të arrestuar ish-ministrin e Brendshëm.

Tahiri sot është pa imunitet dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda me Besim Hajdarmatajn në krye, nuk mund të thotë se po pengohen nga politika.

Politika akuzoi, koha foli, prokuroria dështoi…/CNA.al