Partizani ia ka dalë të kualifikohet në turin e dytë të Conference League.
Ndeshja e parë në Shqipëri ishte fituar 5-2, ndërsa sot në Moldavi, 90 minutëshi u mbyll 2-3 në favor të të kuqve.
Goli i parë erdhi shumë shpejt, që në minutën e katërt me Volkov. Volkov merr përsipër goditjen e një penalltie dhe është i saktë.
Më minutën e 15-të, Cara do barazonte rezultatin me një gol për “panoramë”. Barazimi do zgjaste vetëm 7 minuta, pasi Solodovnicov do kalonte përpara moldavët.
Për të “vrarë” shpresat e vendasve mendoi Junior. Sulmuesi i kryeqytetasve realizoi dopietë, përkatësisht në minutat 42 dhe 55-të. Kështu, Partizani do ndeshjet në turin tjetër me Baselin.